Lefter Maliqi: Jemi të gjithë bashkë për të marrë në dorë fatet e vendit që e plaçkiti “Rilindja” në 8 vite

Ditën e sotme, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi deklaron i bindur se sekti kriminal i “Rilindjes” që udhëhiqet nga Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot gjyqit popullor të 25 prillit.

“Si vertikal, si horizontal, si me numër, si pa emër fleta e votimit, Rilindja nuk i shpëton dot gjyqit të Popullit shqiptar më 25 Prill. Jemi të gjithë bashkë për të marrë në dorë fatet e vendit që e plaçkiti Rilindja në 8 vite. LSI ndez zjarrin e fitores së madhe me 3 mandate në Berat dhe Opozita e Bashkuar bëhet gati për t’i dhënë shqiptarëve ndryshimin që meritojnë”,- shprehet Lefter Maliqi.

NOA