Cavani: Nuk më duhet të jem shok me Neymar, për penalltitë trajneri s’ka vendosur ende

485
Sulmuesi uruguaian insiston se problemet e të kaluarës nuk eksitojnë më dhe se duhet të jetë trajneri Unay Emery ai që duhet të vendosë se kush do ti godasë penalltitë.
Edison Cavani sqaron se nuk duhet me patjetër që të jetë shok me Neymar për të performuar mirë te skuadra e Paris SG. Në fillim të sezonit pati përplasje mes dy lojtarëve dhe në takimin kundër Lyon shpërtheu gjithçka. Neymar dhe Cavani patën kontradikta se kush do të godiste një 11-metërsh dhe kjo i mjaftoi mediave të flisnin për më shumë se një javë rreth kësaj çështje.
Cavani insiston se kjo çështje mes të dyvë i përket së kaluarës dhe për të performuar si duhet me fanellën e Paris SG nuk duhet me patjetër të jetë shok i Neymar.
Para ndeshjes në “Champions League” kundër Anderlecht 30-vjeçari është shprehur për “SFR Sport”: “Çështja e panlltisë i takon së kaluarës. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Ne duhet të gjejmë zgjidhjen së bashku dhe të funksionojmë si ekip. Na duhet të jemi skuadër kompetitive, por nuk duhet me patjetër të jemi shokë. Ti duhet të jesh profesionist, pas kësaj gjithkush ka jetën e tij.
Të fitosh është shumë e rëndësishme dhe për këtë duhet të bëhen zgjidhjet e duhura për ekipin. Sa i takon çështjes së penalltive duhet ta vendosë trajneri. Mendoj se personi në fjalë (tekniku Unay Emery) është përgjejgjës për këtë. Kur ai të marrë një vendim, atëherë ashtu do të mbetet. A e ka marrë vendimin? Nuk mendoj kështu (qesh).
Sigal