Kryeministri iraken kërkon dialog me autoritetet kurde

639
Kryeministri irakian Haider al-Abadi, së fundmi ka bërë thirrje për dialog kushtetues me autoritetet kurde. Gjatë një konference për shtyp, Abadi nënvizoi se referendumi i shtatorit të Rajonit të Kurdistanit, i cili mbështeti shkëputjen nga Iraku, tani është një histori e së kaluarës. Më herët Uashingtoni zyrtar shprehu sheqtësimin duke bërë thirrje për dialog, pas dhunës që përfshiu Irakun verior nën kontollin kurd, pasi forcat irakene rimorën territorin.

Thirrje për dialog kushtetues dhe kosntruktiv, ka bërë së fundmi kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, duke iu adresuar kështu udhëheqësit të rajonit kurd Masoud Barzan, bazuar në ngjarjet e fundit të dhunshme në Irakun Verior, mes trupave irakiene dhe atyre kurde.

Abadi doli në një konferencë për shtyp në selinë e tij dhe tha se referendumit të muajit të kaluar për pavarsinë e Kurdistanit, i ka ardhë fundi dhe sipas tij është një proces që i përket të kaluarës.

Më herët Shtetet e Bashkuara, pasi shprehën shqetësimin për tensionet dhe dhunën që përfshinë Kirkukun, rajonin verior irakien, dolën në një deklaratë zyrtare dhe bën apel që palët irakene dhe kurde të ndalin menjëherë krizën mes tyre.

Uashingtoni zyrtar bëri thirrje për dialog mes dy qeverive.

Qeveria e Bagdadit rimori territorin nga kontrolli kurdë në Irakun verior këtë të martë, duke shpallur një fitore të jashtëzakonshme dhe të shpejtë në një ofensivë të papritur, e cila zhvendosi ekuilibrin e pushtetit në vend pothuajse brenda natës.

Trupat kurde të njohura si Peshmerga u tërhoqën nga zona e Khanaqin pranë kufirit iranian, pasi forcat irakene avancuan për të rimarrë qytetet dhe fshatrat nga forcat e rajonit autonom kurd.
Sigal