“Bullgari” Armando Sadiku Sulmuesi kërkon pasaportën bullgare për të qënë shtetas i BE

391
Armando Sadiku kërkon të jetë nënshtetas i Bullgarisë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka pranuar në një intervistë për mediat zvicerane se dëshiron pasaportën bullgare për aryse se nuk do të konsiderohej më ekstra-komunitar dhe kjo do e ndihmonte shumë karrirën e tij.
Armando Sadiku do të jetë sulmuesi i ardhshëm i kombëtares së Bullgarisë duke braktisur Shqipërinë, natyrisht kjo nuk do të ndodhë pasi nuk e lejon as rregullorja e FIFA-s, megjithatë heroi i ndeshjes ndaj Rumanisë në Europian kërkon pasaportën bullgare.
Arseyja është e thjeshtë dhe e shpjegon vetë Sadiku për të përditshmen zvicerane Blick :
“ Po është e vërtetë që dua pasaportën bullgare pasi edhe gjyshërit e mi e kanë. Bullgaria është pjesë e Bashkimit Europian dhe mua personalisht do më ndihmonte në karrierë pasi nuk do të quhesha esktrakomunitar. Në këtë mënyrë mund të realizojë ëndrrën time që është të luaj në Itali ose Angli “- ka theksuar futbollisti elbasanas.
Ndërkohë 25 -vjeçari në intervistën e dhënë për këtë media të njohur në Zvicër nuk ka lënë mënjanë as lidhjen e tij të ngushtë me fanellën e skuadrës tonë përfaqësuese dhe ndjesinë unikale pas golit të realizuar kundër Rumanisë në Euro 2016.
Sadiku gjatë merkatos së dimrit u largua nga Zyrihu duke u transferuar në formë huazimi tek Lugano, ekip ky i fundi që drejtohet nga ish ndihmës-trajneri i kombëtares shqiptare Paolo Tramezzanni. Deri më tani sulmuesi kuqezi ka zhvilluar një ndeshje duke mos arritur të gjejë rrugën e rrjetës në atë humbje 4-0 të bardhezinjve ndaj Baselit. Lugano të shtunën do të ketë si kundërshtar ekipin e Grashopersit.
Sigal