Brozovic i jep 3 pikë Interit, Lazio shpartallon Sassuolon

565
Edhe java e shtatë e Serie A është mbyll me sukses për Interin, të cilët kanë marrë 3 pikët, duke mposhtur në transfertë 1-2 Beneventon, me dy gola të shënuar nga kroati Brozovic.
Spalleti hodhi në fushën e lojës që nga minuta e parë në këtë takim kroatin Brozovic dhe mesfushori ia shpërbleu më së miri besimin trajnerit, duke realizuar dy gola brenda 22 minutave të para të ndeshjes.
Vendasit e Beneventos arritën të shkurtojnë shifrat në fundin e pjesës së parë me D’Alessandon, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit.
Lazio ka shpartalluar 6-1 Sassuolon, duke treguar edhe në këtë javë se po kalon një formë mjaft të mirë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por në 45 minutat e dyta miqtë nuk mundën t’i bënin ballë Lazios, lojtarët e të cilës realizuan 5 gola.
Hap të gabuar në këtë javë hodhi Fiorentina, e cila u mund 2-1 në Verona nga Chievo. Ndërkohë, Torinos i ka rrëshkitur nga duart fitorja, ku edhe pse ishin në avantazh të dy golave ndaj Veronës, miqtë shënuan dy herë në shtesë, duke dalë me një pikë nga kjo transfertë.
Më herët, në mesditë, Napoli fitoi 3-0 ndaj Cagliarit, duke marrë fitoren e 7 në po kaq javë kampionati.
Sigal