Kushtuan 125 milionë euro, te Barcelona të zhgënjyer me Ferran Torresin dhe Rafinjën

135
Sigal

Për tifozët e Barcelonës dhe për vetë klubin katalanas, një shpenzim i konsiderueshëm për një futbollist duhet të përkthehet me një rendiment të shkëlqyer në fushë, mundësisht në një kohë sa më të shkurtër.

Në Barcelonë ajo çfarë është me pakicë quhet durimi. Në këtë kontekst, dy “makrooperacionet” e fundit kanë qenë Ferran Torres (65 milionë euro) dhe Rafinja (60 milionë euro). Dy lojtarë të afruar për të qenë të rëndësishëm në të tashmen dhe në të ardhmen e klubit, por që kanë zhgënjyer në pjesën e parë të sezonit. Shifrat e dy sulmuesve këtë sezon (mes kombëtares dhe klubit, por mbi të gjitha me klubin) vetëm sa i mëshojnë faktit se ata duhet të bëjnë atë hapin cilësor përpara.

Ferran, 27 ndeshje zyrtare (15 me Barçën, nga të cilat shtatë si titullar), shtatë gola dhe dy asiste. Rafinja nga ana tjetër, 23 ndeshje zyrtare (18 me Barçën, 10 si titullar), dy gola dhe katër asistime. Natyrisht, ka dhe do të ketë durim. Por në të njëjtën kohë kërkesa dhe pritshmëria për ta do të mbetet shumë e lartë. Pa dyshim, ky tremujor i parë i vitit 2023 do të jetë kyç për të dy.