Alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut, paditet për terrorizëm një 63-vjeçar nga Tetova

84
Sigal

Ditën e djeshme një 63-vjeçar nga Tetova, me inicialet S.Gj, është paditur për “terrorizëm” nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet pas denoncimit të sektorit për luftë kundër terrorizmit në këtë ministri.

Ai ka lajmëruar më herë policinë se në shumë lokacione të RMV-së ishin vendosur bomba, një alarm që rezultoi fals.

Lajmin e bën të ditur Alsat.MK e cila ka shpërndarë edhe njoftimin përkatës:

Më 17.12.2022 nga telefoni i tij celular, i denoncuari S.Gj. është lajmëruar në SPB-Dellçevë me ç’rast rrejshë është prezantuar dhe ka lajmëruar se në më shumë lokacione në qytet ka vendosur bomba.

Zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, kanë kryer kontrollet e duhura dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.

Pas masave të ndërmarra dhe aktiviteteve të duhura, më 22.12.2022 S.Gj. është privuar nga liria dhe në stacionin policorë të Tetovës me të është zhvilluar një bisedë informative, pas çka i është konfiskuar telefoni dhe dy SIM kartela.