Bota e sportit në zi, ndërron jetë ish-kampioni i boksit

Ndërron jetë në moshën 46-vjeçare ish- kampioni i botës në boks, Ricky Hatton.

Hatton u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Manchester, në orët e para të mëngjesit.

NOA

Policia e Manchesterit, ka bërë sqarimin përkatës, nëpërmjet një deklarate.

“Mund të konfirmojmë se kemi gjetur një trup në një adresë në Boëlacre Road në Gee Cross në orën 06:45 të mëngjesit të sotëm, të dielën, 14 shtator. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë,” thuhet në deklaratë.