Blutë e Tuchel vazhdojnë shkëlqimin, Chelsea kalon Atletikon dhe arrin në çerek finale (VIDEO)

227
Sigal

Çelsi ka triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Atletiko Madridi, për të siguruar biletën për në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

“Blutë e Londrës”, pasi kishin fituar në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0 në Spanjë, kanë triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit, duke mposhtur ekipin e Simeones 3-0, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Të dy golat e anglezëve erdhën me kundërsulme, teksa fillimisht ishte Zijeh në minutën e 34’, i cili shënoi pas një asisti të Vernerit, ndërsa në fundin e takimit, Emerson shënoi në të njëjtën mënyrë, pas asistit të Pulisiç.