Tjetër miqësore të shtunën, Tirana pret në kryeqytet skuadrën e Superiores

42
Sigal

Tirana dhe Vllaznia do të luajnë të shtunën në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga bardheblutë.

Në fakt, trajneri Orges Shehi ka vendosur që Tirana të luajë dy miqësore, meqenëse kampionati është shtyrë për një javë. Tirana do të luajë në fundjavë ndaj Vllaznisë, ndërsa javën tjetër ndaj Elbasanit.

Kanë qenë burime në skuadër që kanë bërë me dije një fakt të tillë. Kështu, Tirana do të provojë forcat në kampionat ndaj një ekipi të Superiores dhe një ekipi që është ndërtuar këtë sezon dhe që luan në Kategorinë e Parë.