Vra.sja e kandidatit për President, Ekuadori shpall gjendjen e jashtëzakonshme

45
Sigal

Presidenti në largim i Ekuadorit, Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë vendin për 60 ditë në përgjigje të vrasjes së kandidatit presidencial Fernando Villavicencio. 59-vjeçari, një kritik i zëshëm i korrupsionit dhe krimit të organizuar, u vra në një tubim në kryeqytetin, Quito.

“Forcat e armatosura që nga ky moment janë mobilizuar në të gjithë territorin kombëtar për të garantuar sigurinë e qytetarëve, qetësinë e vendit dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike të 20 gushtit”, tha Lasso ndërsa raportohet se është shpallur tre ditë zie kombëtare për ngjarjen e rëndë.

59-vjeçari ishte duke hyrë në automjet kur autori i doli para dhe e qëlloi në kokë. Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të mara duke ndërruar jetë. Gjatë kaosit, nëntë persona të tjerë u lënduan, përfshirë një kandidat për asamble kombëtare dhe dy policë. Ai ishte një nga tetë kandidatët për raundin e parë të zgjedhjeve.

Sipas sondazheve, ai nuk ishte favorit për të dalë i pari, por ndodhej diku në mesin e renditjes. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ekuador është caktuar për datën 20 gusht.