Bledi Shkëmbi jep dorëheqjen nga Liria, qëndron vetëm për futbollistët

653
Aventura në Kosovë mund të përfundojë përpara kohe, Shkëmbi paraqet dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Lirisë. Dje, skuadra ka arritur të fitojë përballë Ferronikelit, duke triumfuar me rezultatin 1-0, por në fundin e saj, trajneri Bledi Shkëmbi është shprehur se, ka paraqitur dorëheqjen nga ky ekip, për shkak të problemeve që ka me kryesinë e klubit. Por, Shkëmbi është shprehur se do të qëndrojë në këtë skuadër, vetëm për hir të futbollistëve, nëse nuk do të shkarkohet nga kryesia e klubit. “Që në momentin që është larguar kryetari Mirsad Çollaku, kemi pasur shumë probleme, jemi munduar t’i mbajmë të fshehta. Kemi probleme financiare nga kryetari i ri”, ka deklaruar dje Bledi Shkëmbi.
Sigal