Bëri të qajë gjithë Argjentinën, futbollisti gjerman çudit me tifozllëkun për Mesin në finale

148
Sigal

Emri Mario Gëtce sjell vetëm kujtime të hidhura për tifozët e Argjentinës. Goli i sulmuesit i dha fitoren 1-0 Gjermanisë në finalen e vitit 2014 dhe bëri të qajë të gjithë Argjentinën që shpresonte që 8 vite më parë që të kthente trofeun që i mungonte që nga viti 1986.

Ia doli më në fund këtë të diel, në finalen e Botërorit 2022 duke mundur Francën me penallti dhe për çudinë e të gjithëve, me Mario Gëtcen si një tifoz të zjarrtë të “seleccion”.

Futbollisti gjerman ka postuar në rrjetet sociale pamje teksa shihet ndeshjen dhe hante darkë. Pas finales, postoi një foto që tregonte Mesin, ndërsa bashkëshortja e tij, An-Kethrin Bromel, publikoi një video që e shpërndau edhe ai, teksa festonte me djalin e vogël Rome për fitoren e Argjentinës së Skalonit.