Sigal

Lojtari me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, i cili aktivizohet në radhet e Arsenal nuk do të dënohet për shkak të simbolit të “Shqiponjës”. Mbrojtësi shënoi një gol të bukur në ndeshjen e Arsenalit përballë Kardifit dhe menjëherë festoi duke kryqëzuar duart. Por fill pas festimit të lojtarit me origjinë shqiptare, mediat nxituan që ta vendosnin në qendër të vëmendjes madje duke raportuar se Mustafi mund të dënohej nga Federata Angleze.

Por sot sipas “The Sun” Federata e Anglisë ka vendosur të mos e dënojë futbollistin.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga vetë Federata ku thuhet se nuk do të merret asnjë dënim për Mustafin.

Mustafi shënoi pas krosimit të Xhakës nga goditja e këndit.