Befason trajneri: “Më mir humbas finalen e Champions ndaj Guardiolas, se sa e fitoj me një tjetër!”

162
Sigal

Roberto De Zerbi dhe admirimi i tij për Pep Guardiola. Trajneri italian i Shakhtar Donetsk gjithashtu e konfirmoi atë sot, gjatë një interviste për ‘Gazzetta dello Sport’:

“Kur një trajner propozon diçka, ai e bën atë sepse ai ka studiuar efektivitetin e saj dhe gjithashtu sepse përfaqëson idetë e tija të mira.

Tuchel është i shkëlqyeshëm, por unë preferoj ta humbas finalen e Ligës së Kampionëve me Guardiola në stol sesa ta fitoj me një trajner tjetër.

Dhe City, gjithsesi, dominoi Premier League me mbrojtjen më të mirë”.

De Zerbi pastaj u përqendrua në faktin se, në tre vitet e fundit, trajnerët gjermanë, Klopp, Flick dhe tani Tuchel, kanë fituar gjithmonë Ligën e Kampionëve:

“Këto suksese nuk janë rastësi. Futbolli gjerman nga parimet taktike dhe të lojës është më i lartë se Italia. Ne italianët mund të dimë të lexojmë lojëra më mirë, jemi më strategë”.