Bayern Munich tregon humanizmin etij kundrejt emigrantëve

457
Kriza e emigrantëve në Europë ka tërhequr vëmëndjen e gjigandëve të futbollit gjerman Bayernit të Mynihut. Zyrtarë të klubit kanë projektuar një plan për tu ardhur në ndihmë fëmijëve të refugjatëve.
Klubi prestigjoz në bashkëpunim me autoritetet vendore të Mynihut do të krijojnë kampe stërvitore për refugjatët si dhe do t’u ofrojë kurse falas për mësimin e gjermanishtes. Ndihma do të ketë dhe në ushqime e veshmbathje.
Bavarezët do të zhvillojnë gjithashtu një ndeshje miqësore nga ku priten të arkëtohen 1 milion euro, të ardhura këto që do të shkojnë për projektet mbështetëse ndaj refugjatëve. Zyrtarë të klubit kanë njoftuar se në ndeshjen e ardhshme të Bayernit në kampionat lojtarët do të hynë në fushë të shoqëruar nga një fëmijë gjerman dhe një refugjat, si shenjë mbështetjeje për integrimin e tyre.
Klubi i Bayernit ka krijuar gjithashtu një fond bamirësie, veçanërsisht për organizmin e aktiviteteve dhe dhurimin e ndihmave për refugjatët. Këto nisma janë përshëndetur nga të zgjedhurit vendor të Mynihut. 
Sigal