De Laurentiis fiton betejën me Chelsea-n, londinezët do paguajnë klauzolën për Sarri-n

462
REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - AUGUST 23: SSC Napoli president Aurelio De Laurentiis and SSC Napoli coach Maurizio Sarri look on before the Serie A match between US Sassuolo Calcio and SSC Napoli at Mapei Stadium - Città del Tricolore on August 23, 2015 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Sigal

Me zyrtarizimin e Carlo Ancelotti-t si trajner i Napolit Chelsea po shpresonte të firmoste me kosto zero me Mauricio Sarri-n, teknikun që është ende në kontratë me klubin italian.

Çdo klub që dëshiron të firmosë me Sarri-n duhet të paguajë klauzolën 8 mln euro deri më 31 maj, më pas trajneri do të mbetet ‘peng’ i De Laurentiis i cili është i detyruar të derdhë në arkat e tij 1.4 mln euro për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi pas disa presioneve Chelsea është dorëzuar dhe mediat britanike shkruajnë se londinezët kanë vendosur të paguajnë klauzolën prej 8 milionë eurosh për të firmosur më pas me Sarrin i cili do të marrë drejtimin e Bluve për 4 vitet e ardhshme, me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh.

Përsa i përket Antonio Contes, ky i fundit pritet të shkarkohet zyrtarisht nga Chelsea në orët e ardhshme me ish trajnerin e kombëtares italiane që do të marrë një dëmshpërblim të majmë prej 20 milionë eurosh.