Bayern Munich tërhiqet nga gara për Haaland, Barcelona ende në vend

133
Sigal

Borussia Dortmund është në pritje të ofertës së Manchester Cityt për Erling Haaland. Qendërsulmuesi norvegjez ka arritur marrëveshje me Citiznes për rrogen (gati 16 mln euro ne sezon per 5 vitet e ardhshme) por tani duhet që City të zyrtarizojë ofertën për të paguar klauzolën e lirimit prej 75 milionë euro.

Një klauzolë që sipas zërave të fundit nga jashtë do të skadojë në fund të muajit. “Ne nuk kemi marrë ende një ofertë”, tha menaxheri i BVB Sebastian Kehl për ‘Sky Sport Deutschland’. Ka një klauzolë dhe ka një afat. Ne duam që çështja të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ne fakt, Dortmund do te planifikoje te ardhmen direkt pasi kjo klauzole te paguhet dhe te futet ne funksion, ndryshe me pas do te kishte negociata per shifra te tjera. Manchester City ka gati 2 jave kohe per te vendosur dhe per te kryer pagesen.

Edhe Barcelona eshte e interesuar, por ne keto kushte behet e veshtire per momentin. Real Madrid eshte larguar se fundmi pasi i ka kerkuar lojtarit qe te qendroje edhe 1 vit te Dortmund pasi Benzema te largohet nga galaktiket dhe t’i krijohet hapesira.

Bayern Munich nuk ka në plan te beje nënshkrimin e Erling Haaland, një nga pesë sulmuesit më të fortë aktualisht në qarkullim, i cili pothuajse me siguri do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit.

Kostoja e kartonit të tij konsiderohet padyshim jashtë biznesit nga bavarezët, të cilët besojnë të mbajnë Lewandosky, të tërhequr gjithnjë e më shumë nga Barcelona. Por, per polakun oferta per rinovim mund te jete e vlefshme dhe bindese.