Barcelona s’ka para për të, Neymar rikthehet në stërvitje te PSG-ja

829
Sigal

Në kohën kur Barcelona dhe PSG janë në diskutime për të ardhmen e tij, ylli brazilian ka vendosur që të rikthehet në stërvitje te ekipi parisien.

Futbollisti pasi ka shkelur rregulloren e klubit, më në fund ka vendosur që të zbatojë detyrimet kontraktuale. 27-vjeçari është paraqitur në stërvitje në orën 15:00, duke qenë lojtari i fundit që zbriti në fushë, teksa ka takuar shokët e tij.

Siç shihet edhe nga video, gjatë gjithë kohës, Neymar është shoqëruar me bashkatdhetarin e tij, Thiago Silva gjatë seancës.