Barcelona ka shënuar golin e parë të ndeshjeve të mbrëmjes të orës 21:00. Skuadra katalanase ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 7-të me një super gol të Ousmane Dembele.
Talenti francez me një aksion të bukur individual ka arritur që të shmang gjysmën e mbrojtjes së “spursave dhe më pas ka mposhtur portierin Lloris.
Ky gol është një lajm i mirë për Interin, që shpreson në një humbje të Totenhamit.