Barcelona i jep lamtumirën Koeman, trajneri me rezultatet më të dobëta

152
Sigal

Ronald Koeman u shkarkua mbrëmë nga drejtuesit e Barcelonës, shkaku i rezultateve të dobëta në këtë edicion.

Pas 10 xhirove të luajtura në “La Liga”, Barça renditet në pozitën e nëntë me 15 pikë dhe kështu vendosën të ndryshojnë largojnë trajnerin që konsiderohet si përgjegjës kryesorë për rezultatet e dobëta të ekipit.

Në statistika, Koeman është trajneri më i dobët që ka pasur Barcelona në 13 vitet e fundit.

Koeman ka zhvilluar 67 ndeshje në krye të Barçes duke arritur vetëm 40 fitore, 11 barazime e 16 humbje, duke pasur një përqindje prej 59.7% të ndeshjeve të fituara.

Ky rekord është më i dobëti nga një trajner në krye të Barcelonës që nga Frank Rijkaard që kishe pasur përqindje prej 58.6% të ndeshjeve të fituara.

Image