Nuk zgjat shumë festa e “Championsit” për Icardi-n, Samapoli e lë jashtë Botërorit

571
Sigal

Mbrëmë është mbyllur sezoni 2017-2018 në “Seria A” me një verdikt tepër pozitiv për Interin. Skuadra e drejtuar nga Spalletti arriti të siguronte pjesëmarrjen në “Champions League” pas 6 sezonesh, duke gëzuar pa masë tifozët.

Meritë absolute për këtë ka Mauro Icardi, kapiteni dhe golashënuesi që me 29 rrjetat e tij ka vendosur me shumë se 50% të ndeshjeve. Por festa nuk ka zgjatur shumë për ‘Këpucën e Artë’ të “Seria A”.

Mediat argjentinase dhe ato italiane shkruajnë se Jorge Sampaoli, trajneri i ‘albiçelestëve’ e ka vendosur tashme dhe 25-vjeçari do të mbesë jashtë Botërorit pavarësisht se bën pjesë në listën paraprake.

Raportohet se Argjentina në Botëror do të ketë si pikë referuese në sulm Lionel Messi-n, Sergio Aguero-n. Higuain, pavon dhe Dybala.