Anglia “shkrin” listën e kuqe, lajm i mirë për rikthimin e udhëtimeve

140
Sigal

Anglia ka “shkrirë” listën e vendeve të kuqe, nga ku udhëtarëve u ndalohej hyrja në këtë shtet.

Personat që udhëtonin nga vendet e listës së kuqe, nuk mund të hynin në Angli, përveç rasteve të rezidentëve dhe shtetasve britanikë, por edhe në rastin e tyre, duhej zbatuar regjimi i karantinimit të detyruar në hotel për dhjetë ditë.

Në listën e kuqe kishin mbetur shtatë vende, konkretisht Kolumbia, Peruja, Panama, Haiti, Venezuela, Ekuadori dhe Republika Dominikane. Tashmë asnjë shtet nuk gjendet në këtë listë.

Sekretari Transportit, Grant Shapps, e quajti këtë një lajm pozitiv për të gjithë udhëtarët, por edhe për punonjësit e sektorit të aviacionit. Ky sektor është goditur veçanërisht rëndë për shkak të pandemisë dhe izolimit të gjatë që imponoi përhapja e virusit.

Kujtojmë se shtetasit që udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar nga Shqipëria dhe janë vaksinuar me vaksinat Pfizer ose Astra Zeneca me dy doza, nuk kanë nevojë të karantinohen, por duhet të prenotojnë dhe kryejnë një test në ditën e dytë të qëndrimit në MB.

Për personat e pavaksinuar, ose ata me vaksina që nuk njihen nga shteti britanik, vijon në fuqi karantina 10 ditore dhe kryerja e testit përpara udhëtimit, në ditën e dytë dhe në ditën e tetë. Për më shumë informacion, referohuni në faqen zyrtare të qeverisë britanike duke klikuar këtu.