Barcelona i bën “manita” Alavesit, shkëlqen Leo Messi

Barcelona ka dalë triumfuese në trasnfertën e Alavesit teksa kanë fituar me rezultatin e thellë 0-5.

Djemtë e drejtuar nga Setien, kanë dhënë më të mirën duke mos e diskutuar për asnjë moment këtë takim.

Sigal

Ansu Fati zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-t, dhe brenda 45 minutave të para Barcelona ka shënuar edhe dy gola të tjerë.

Pasi i dhuroi asistin e golit talentit Fati (21 asiste këtë sezon), Leo Messi gjeti golin në minutën e 34-t (goli i 24-t dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll), pas një veprimi shumë të bukur në zonën kundërshtare.

Barça nuk u ndal dhe trefishoi një minutë përpara mbylljes së pjesës së parë. Aksion shumë i bukur i miqve, Messi dhuron një top fantastik për Jordi Alba në krahun e majtë, mbrojtësi anësor pason për Luis Suarez, me uruguaian që shënon me kokë, duke gjetur golin e 16-të në kampionat.

Në pjesën e dytë Barça, arriti të shëmojë edhe dy herë me anë të Semedo-s dhe Messit përkatësisht në minutat 57’ dhe 75’.

Një sfidë që nuk vlen shumë për katalanasit, pasi vetëm disa dita më parë humbën kampionatin ndaj Real Madrid.