Sigal

Me Lionem Messin në superformë, Barcelona e ktheu në stërvitore transfertën me Levanten. “Ylli” Argjentinas sigloi një tregolësh në fitoren 0-5 të “blaugranave”, ndërsa gjeti rrjetën edhe Luiz Suarez, rivali më e afërt i tij në garën për golashënuesin më të mirë të La Ligas si dhe Gerard, i shërbyer nga argjentinasi.

Messi dha asistin e golit të parë të shënuar nga sulmuesi uruguaian në minutën e 35-të, më pas nisi të “vallëzojë” mes mbrojtjes vendëse, duke shënuar tre gola njëri pas tjetrit, sigurisht në bashkëpunim me Busquets, Jordi Alban dhe Arturo Vidal, që shërbyen për “Pleshtin”.

Pas ndëshkimit me karton të kuq të Cabacos të pranishmit në “Estadi Ciutat de València: prisnin përfundimin e ndeshjes, por pati kohë edhe për golin e Pique, që u shkëput nga mbrojtje për të shtuar emrin në listën e golashënuesve të Barcelonës, që me këtë fitore mbetet në vendin e tretë, me 34 pikë, 3 më shumë se Sevilla.