Sigal

Një 53-vjeçar grek vret veten pasi bashkëshortja shqiptare, 35-vjeçe, e denoncon në polici për abuzim ndaj vajzës së mitur, 10 vjeçare. Sot në orën 09.30 një grek 53 vjeç u gjet i varur në Athinë, në depon e spitalit Thriasio, me një shënim afër “kërkoj ndjesë për të keqen që bëra”.

Ngjarja u zbardh menjëherë, pasi pak orë më parë bashkëshortja, një 35 vjeçare shqiptare, e kishte informuar se do denonconte në polici abuzimin seksual ndaj vajzës së saj 10-vjeçare, nga martesa e mëparshme. Çifti ka një vajzë 3-vjeçare nga kjo martesë. Pikërisht vajza 3-vjeçare ka qenë që ka bindur 35-vjeçaren për aktet abuzuese të 53-vjeçarit.

Çifti ka debatuar ashpër pas ankesave të fëmijës 10-vjeçar, pasi fillimisht 53-vjeçari mohoi gjithçka, por ndërhyrja e 3-vjeçares në debat i la lënë të gjithë gojëhapur “mami, babi uli pantallonat dhe u fut i zhveshur në dhomën e motrës”, ka thënë qartë e vogla. Bëhet e ditur se 53-vjeçari pranoi abuzimin dhe i’u lut gruas të mos e denoncojë. Denoncimi u krye në policinë e Atikës Lindore, pak orë para se viktima të gjendet i varur, në spitalin Thriasio.