Republikanët kundër Obamës për armët: Anashkaloi Kongresin

467
Kanë reaguar menjëherë republikanët pas publikimit të masave të reja që kufizojnë përdorimin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Presidenti Barak Obama. Duke kritikuar Obamën për anashkalimin e Kongresit, kandidatet republikanë për president thanë se do ta ndryshojnë ligjin nëse vijnë në pushtet. “Presidenti Obama dëshiron vetëm të nënshkruajë urdhra gjatë gjithë kohës. Kjo nuk është gjë e mirë, nuk është e drejtë dhe nuk do të arrijnë të impelmentojnë amendamentin dytësor, kjo nuk do të ndodhë,” tha Trump. Rivali i Trump brenda familjes politike, Jeb Bush vuri në pikëpyetje autoritetin e Obamës për ndryshime të tilla në ligj, duke i bërë thirrje të bashkëpunojë me kongresin për të zgjiidhur probleme të tilla.

Kurse kandidatja demokrate për presidente Hilari Klinton ka përgëzuar vendimin e Presidentit Obama, duke u shprehur e lumtur dhe krenare për urdhërin ekzekutiv të kreut të shtetit amerikan. Kundërshti dhe mendime të ndryshme ka pasur edhe brenda senatit, ku disa prej ligjvënëseve kanë përgëzuar Presidentin dhe disa të tjerë mendojnë se vendimi për kufizimin e përdorimit të armëve të zjarrit është një gabim i madh. Presidenti Obama publikoi masat e reja në një konferencë emocionale për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Ai u përlot teksa kujtoi tragjeditë e ndodhura në SHBA për shkak të armëve, por veѯanërisht vrasjen e 20 fëmijëvë të shkollës fillore Neëtoën në 2012.
Sigal