Balotelli surprizon të gjithë, pranë kalimit te ekipi i sapongjitur në Seria A

784
Sigal

Mario Balotelli mund të rikthehet sërish në Seria A. Sipas “Sky Sport”, sulmuesi kërkon të kthehet në Itali, aty ku është ndjerë i dashuruar dhe aty ku është rritur

Super Mario është pranë firmës me Brescian dhe kontrata pritet të jetë për tre vitet e ardhshme. Presidenti Cellino ka pasur bisedë personale me të. Skuadra e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit italiane, ka bërë gati një kontratë dy milionë euro në sezon, plus bonuse.

Flamengo ndërkohë nuk është dorëzuar dhe ka kontaktuar agjentin Raiola, por do të jetë e vështirë që të frenohet kalimi i Balotellit te Brescia.