Atmosferë pozitive te Partizani, Vllaznia me një “armë” më pak ndaj të kuqve

132
Sigal

Të mërkurën, Partizani do të luajë kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërsë. Takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 3-1 për shkodranët. Kryeqytetasit duhet të fitojnë minimalisht me 2 gola diferencë që ndeshja të shkojë në shtesë.

Dje, në kampin e kuq kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë në të cilën luhet një pjesë e mirë e sezonit. Kupa e Shqipërisë ishte objektiv i rëndësishëm për kryeqytetasit që duhet të japin më shumë se 100 përqindëshin e tyre. Atmosfera brenda skuadrës është pozitive.

Për t’i shtuar më shumë dozat, Vllaznia vjen në këtë përballje me një mungesë kryesore. Bëhet fjalë për Esat Malën që me gjasë ka humbur këtë edicion futbollistik. Sot, mesfushori do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të rikuperuar klavikulën e dëmtuar.

Ndeshja Partizani – Vllaznia është programuar të luhet të mërkurën në orën 16:00 në kompleksin e të kuqve.