Sigal

Neymar ndahet nga Bruna Marquezine. Me sa duket braziliani nuk është i kënaqur në Paris dhe dëshiron të kthehet në Barcelonë.

Aktorja dhe modelja konfirmoi se është ndarë dhe se ishte vendimi i Neymar. Marquezine duke folur për “Vogue Brazilin” rrëfeu për marrëdhënien e saj me yllin e futbollit, ku konfirmoi: “Ka mbaruar”.

“Ishte vendimi i tij. Do të kërkoj që kjo çështje të mos zgjatet, sepse zakonisht nuk flas për jetën time personale. Kam shumë respekt dhe dashuri për të dhe për gjithçka që kaluam së bashku”, tha aktorja.

Me sa duket Neymar është i pakënaqur te PSG dhe po mendon për një kthim të bujshëm në Barcelonë.

Sipas medieve sulmuesi brazilian ka arritur një marrëveshje me klubin francez në lidhje me një kthim në “Camp Nou” për shumën e 215 milionë euro, 5 milionë më pak se lëvizja e tij në Francë.

Pavarësisht paqëndrueshmërisë për të ardhmen e tij në Ligue 1, Neymar është ende në formë duke shënuar 11 gola në 11 ndeshje për kampionët Francës.