Sigal

Një shqiptar ka arritur të marrë të paktën 900 euro nga një bankomat pas shpërthimit të tij. Siç shkruajnë mediat italiane, 31 vjeçari nga Shqipëria identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur arriti të përvetësonte dhjetra kartmonedha nga bankomati jashtë funksionit.

Ajo që e tradhëtoi të riun ishin filmimet nga kamerat e vrojtimit dhe mbi të gjitha përpjekja e tij për të shpenzuar kartmonedhat lehtësisht të njohura, për shkak të disa shënjave të djegies. Policia italiane ka arritur të rikuperojë të paktën 45 kartmonedha 20 euroshe.