Artur Çobani: Skema “Final 4” një dështim, nuk nxorri përgjegjësitë e saj

57
Sigal

INTERVISTA/ Në analizën e tij, specialisti i futbollit Artur Çobani, shprehet pesimist për formulën e kampionatit 

Agron KAJA

Agron Kaja

Katër skuadrat e Abissnet Superiore 2024-2025 janë në “ethet” e titullit kampion, si i përshkruani?

Në mendimin tim janë katër skuadra që e meritojën “Final 4”. Gjatë gjithë javëve ato e udhëhoqën kampionatin, duke e bërë më rivale garën mes tyre. Në dy fazat e fundit gabuan Partizani e Dinamo, dhe përfitoi Egnatia duke marrë kreun.

Egnatia dhe Dinamo luajtën në enjten finalen e Kupës së Shqipërisë, do ndikojë sot kjo te ndeshja gjysmëfinale?

Natyrisht që do ndikojë, dhe mendoj se duhej një zgjedhje më e mirë në këtë event. Për finalen e Kupës mu duk një abusrditet zhvillimi i saj në Elbasan, sepse ka rëndësinë e Kupës së Republikës dhe ajo duhet të luhej pasi të përfundonte kampionati.

Nisur nga aktualiteti i katër skuadrave, ju cilën prej tyre e mendoni më favorite për titullin kampion?

Në ndeshjen Dinamo-Vllaznia shoh Dinamon favorite. Në ndeshjen Egnatia-Partizani nuk e përcaktoj dot, se është vetëm një ndeshje mes skuadrave të barabarta. Vllazninë dhe Egnatian i favorizon renditja, ku edhe barazimi i çon në finale.

Në sezonin e kaluar në “Final 4” luajtën Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu, duket si një skemë e përsëritur kjo?

E kemi thënë që kjo formulë është e dështuar totalisht. Edhe këtë vit, shohim se ndeshja për vëndet 3- 4 e kanë të sigurtë pjesëmarrjen në Europë dhe është pa vlerë brënda një skeme që tashmë është e dështuar për mos u përsëritur. Më vjen keq që futbollistët sakrifikojnë kaq shumë nga kjo formulë.

Nga 10 skuadra, pesë prej tyre janë ende në aktivitet, është kjo një dobi në sajë të formulës?

Jo, kjo nuk është në favorin e tyre. Pavarsisht se jemi në fillimin e muajit maj, duket të kujtojmë se sezoni është nisur që nga muaji korrik i vitit të kaluar. Kjo është raskapitëse dhe pa asnjë lloj dobie për skuadrat tona.

Mund të themi se dukuria më negative e këtij sezoni ishte me tifozerinë e pakët në stadiume?

Ku i kemi, as edhe në ndeshjet e traditës në kryeqytet nuk po vijnë tifozët. Kjo ndodh për meritën e FSHF-së, të cilët po e trajtojnë futbollin shqiptar si pronë të tyre. Janë gafa që e ulin shumë imazhin dhe nivelin e futbollit tonë elitar.

Në finalen e sezonit të kaluar, Egnatia fitoi 1-0 ndaj Partizanit, këtë sezon cilat skuadra i parashikoni si çiftin final?

Do desha një finale Dinamo-Partizani. Kjo është një dëshirë personale, por është e vështirë, sepse të katërta e meritojnë që të jenë në finale. U shpreha më sipër që shoh më rivalë për në finale Dinamon dhe Partizanin.

Tashmë kur kemi edhe katër ndeshjet e “Final 4” që të mbyllet sezoni më 12 maj, është i gjatë në kohë, apo në normalitet?

Nëse do të flasim se sezoni i ri fillon në muajin gusht, gjysma e skuadrave do ta nisin në muajin qershor, dhe kjo hapësirë është normale. Pastaj fillon edhe kombëtarja, dhe nuk e kuptoj se kur do pushojnë këta futbollistë. Është kohë e pamjaftuseshme për pushim.

Pjesa më e madhe e skuadrave kanë nisur pushimet, si ndikon kjo hapësirë pa aktivitet zyrtar te forma e futbollistëve?

Së pari këtu duhet të respektohen kontratat me futbollistët, sepse me ata që kontratat ekzistojnë, bëjnë planet e së ardhmes. Skuadrat që do luajnë në Europë duhet të kenë marrë masat për minifaza përgatitore. Nuk është hapësirë e madhe.

 

PLAY-OUT&PLAY-OFF

Historia bardheblu nuk “zhytet” në gjolin pogradecar

Analiza e ndeshjes Tirana-Pogradeci 1-0 në 90 minutat e fundit të sezonit për të dyja këto skuadra, është normale që të mos nisë nga rezultati, por nga ecuria e këtyre minutave. Sepse pikërisht në minutën e 90-të, historia batrdheblu nuk u “zhyt” në gjolin pogradecar, në “kurthin” që një ish-bardheblu në bankinën liqenore kishte ngritur ndaj tyre, trajneri Ardian Mema. Një lojë e bukur, thuajse e barabartë që u mbyll me kartonë të kuq dhe tension, por fituese doli Tirana, e cila mbijeton në Superiore për sezonin 2025-2026.

ABISSNET SUPERIORE

RENDITJA NË 36 JAVË        

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Egnatia                    36        59

2.Vllaznia                   36        57

3.Dinamo City           36        55

4.Partizani                  36        53

5.AF Elbasani              36        50

6.Teuta                        36        44

7.Bylis                         36        42

8.Tirana                       36        39

9.Skënderbeu             36        38

10.Laçi                        36        37

Ndeshjet “Final 4”

Gjysmëfinalja e parë

Dje, 4 maj 2025

Dinamo-Vllaznia                     1-2

Vllaznia shkon në finale

Gjysmëfinalja e dytë

Sot, 5 maj 2025

Egnatia-Partizani                     20:00

Finalja vëndi 3-4

E premte, 9 maj 2025

(Në “Elbasan Arena”)

Finalja e titullit

E hënë, 12 maj 2025

Në “Arena Kombëtare”

Vllaznia-

DJE/ DINAMO-VLLAZNIA          1-2

Gjysmëfinalja e parë, Balaj dërgon Vllazninë në finale

Nuk mjaftoi goli i Zabërgjës në pjesën e dytë, që Dinamo të mendonte finalen e “Final 4” për titullin kampion. Sepse ishte Bekim Balaj, kapiteni i Vllaznisë, i cili me dy golat që shënoi në pjesën e parë, i dha kualifikimin në finale skuadrës së tij. Një ndeshje që nisi me anulimin e një goli për dinamovitët me sistemin VAR në minutën e 19-të, dhe u pasua 10 minuta më vonë me një tjetër kërkesë për VAR, por këtë herë penallti për Vllazninë. Balaj e kthen në gol, dhe përsëri me penallti shënon edhe golin e dytë për Vllazninë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin 0-2. Në pjesën e dytë, Itodo Mandela shkurton diferencën e golave në 1-2 në minutën e 51-të, e rihapi sfidën. Deri në fund, edhe me 7 minutat shtesë, Dinamo kërkoi barazimin që nuk i bënte punë. Kështu u mbyll kjo gjysmëfinale e parë

SOT/ EGNATIA-PARTIZANI 20:00

Kampionët në testin e kuq, tifozeritë kanë nisur festën

Sfida e djeshme e çeli siparin e gjysmëfinaleve për “Final 4” në Abissnet Superiore, ndërsa sot Egnatia e Partizani do të nxjerrin finalistin e dytë për titullin kampion. Egnatia vjen si kryesuese e këtij kampionati dhe kampione në fuqi, ndërsa Partizani vetëm në ndeshjen e 36-të të kampionatit arriti të futej në zonën “Final 4”. Të dy trajnerët kanë konfirmuar futbollistët që do kenë të gatshëm, ndërsa mes tyre në trajning ka ndryshime në stilin drejtues të ndeshjeve. Edlir Tetova i Egnatias preferon që a dominojë kundërshtarin dhe ta mposhtë sa më thellë dhe me lojë sa më të bukur. Ndërsa Skënder Gega i Partizanit, si objektiv ka vetëm fitoren dhe kërkon ta marrë atë në çfarëdolloj mënyre, qoftë edhe me një gjysmë goli, apo edhe me një penallti. Ndaj është një gjysmëfinale pa parashikim.