Armand Duka: Dëshiroja grup me 4 skuadra, Skocia nuk më pëlqeu

698
Pas hedhjes së shortit, nëpërmjet rrjeteve sociale, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi për gazetën “Telegraf” se ai dëshironte të ishte në një grup me katër skuadra, dhe Skocinë nuk e dëshironte në këtë grup. “Në Ligën tonë, C, janë skuadra të të njëjtit nivel. Unë do të doja që të kishim një grup me katër skuadra, për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu, sepse është e fortë dhe është larg, e lojtarët mund të lodhen. Asnjëra skuadër nuk mendoj se i ka tri pikët e sigurta, dhe çdo gjë mund të ndodhi, por unë do të uroja që ne të jemi në të parët, të arrijmë diçka nga ky kompeticion. Ne kemi një miqësore me Norvegjinë, e cila besoj se do ti shërbejë trajnerit për kundërshtarët që ka, pasi Norvegjia dhe Skocia janë në të njëjtin nivel. Uroj që përsëri të jemi pjesë e Evropianit”, deklaroi Duka për gazetën “Telegraf?
Sigal