ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 17: Neymar Jr of Brazil in action during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Brazil and Switzerland at Rostov Arena on June 17, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
Sigal

Sipas “AS”, Neymar ka një klauzolë lirimi, që do ta lejonte largimin e tij nga Paris Saint-Germain për 160 milionë euro deri më 2020-ën.

Superylli brazilian kaloi në PSG në gusht të vitit 2017 kur gjigantët e Ligue 1 paguan klauzolën e tij të lirimit nga Barcelona 220 milionë euro, por qëndrimi i tij në Francë mund të jetë jetëshkurtër, pasi disa klube në Europë janë të interesuar që ta kenë atë në skuadër.

Real Madridi është njëra prej këtyre skuadrave, por Neymar do të jetë 28 vjeç në vitin 2020.

Shpesh mediat shkruajnë që ai mund të rikthehet në “Camp Nou” në këtë vit (2020) duke luajtur tre sezone për skuadrën nga Parisi.