House Of Cards
Sigal

Aktori amerikan Kevin Spacey është akuzuar për sulme seksuale ndaj një të riu në një bar në Massachusetts.

Ai do të paraqitet në gjykatë më 7 janar ku do të flasë mbi incidentin që dyshohet se ka ndodhur në Nantucket në korrik 2016.

Të hënën, Spacey postoi një video në të cilën ai duket se mohon ndonjë keqbërje.

“Unë sigurisht që nuk do ta paguaj çmimin për gjërat që nuk i kam bërë”, thotë ai në video.

“Ju nuk do të nxitoni të gjykoni pa fakte’, thotë ai.