Argjentinë-Francë në finale, Maroku reziston dhe lufton por kampionët triumfojnë

144
Sigal

Franca është finaliste e Botërorit të Katarit, pasi triumfoi 2-0 ndaj Marokut, në Al Bayt Stadium (Al Khor). “Gjelat” do fillonin të këndonin shumë shpejt, që në minutën e pestë. Theo Hernandez me një lëvizje të bukur akrobatike ndez festën në stadium, duke të dhënë idenë se për të besuarit e Didier Deschamps, sfida do ishte e lehtë.

Nuk ndodh kështu. Marokenët, me shumë dëshirë për të luajtur dhe për të bërë mirë, i afrohen disa herë golit të barazimit brenda fraksionit, por pa fat dhe me një Hugo Llogris fantastik, nuk pati ndryshim rezultati.

Në pjesën e dytë, ekipi i Regraguit rrit akoma më shumë presionin, sposton kundërshtarin në gjysmëfushën e vet, por sërish nuk tregohen shumë të saktë para porte. Konate shpëton Francën nga goli, duke larguar një top nga fare pranë portës.