Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës, Leo Messi vendos dy rekorde të reja

Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera pas fitores së Argjentinës kundër Kanadasë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.

Sigal

Fitorja e fundit do të thotë se Messi e ka çuar vendin e tij në shtatë finale të mëdha ndërkombëtare, me pesë në Kupën e Armerikës dhe dy në Kupën e Botës.