Ancelotti: Real Madrid, pankina ime e fundit! Mund të jem këtu për shumë kohë

24
Sigal

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që do të zhvillojë ekipi i tij kundër Mallrocas për kampionat ditën e nesërme.

Italiani u shpreh se do të ketë në dispozicion dy lojtarët e rikthyer nga dëmtimi, Meny dhe Camavinga.

Nga ana tjetër, tekniku foli edhe për rinovimin e tij me Real Madrid deri në vitin 2026.

“Jam shumë i lumtur, ishte e thjeshtë dhe e shpejtë”, shprehet ai. “Nuk isha me nxitim, por është e çmueshme për mua që klubi dëshironte të vijonte punën. Dhe mund të konfirmoj se kjo është pankina ime e fundit, edhe nëse nuk e di se kur do të mbaroj. Mund të jem këtu edhe pas vitit 2026, por do të varet nga sukseset që do të arrijmë. Më pëlqen Madridi, do të qëndroja me kënaqësi edhe në 2027 dhe 2028”, tha Ancelotti.

Sa për mundësinë e të qënit trajneri i kombëtares së Brazilit, ai tha se ka patur kontakte me presidentin e federatës, të cilin e falenderon për interesimin, por dëshira e tij ka qenë që të vijojë me “Los Blancos”.