Alfred Deliallisi: Kampionati ka nivel të lartë gare, luajmë si skuadra të elitës

Alfred Deliallisi

KATEGORIA E PARË/ Trajneri i Korabit, Alfred Deliallisi, tregon situatën në 12 javët e para

Agron KAJA

Sigal

Ndeshjet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë u luajtën në kushte të vështira të motit të ftohtë dhe me rreshje shiu, kushte të cilat ndikuan në lojën e të gjitha  skuadrave. Po kështu edhe në takimin e Pashkopisë, Korabi-Luftëtari 1-1, ku sipas trajnerit të dibranëve Alfred Deliallisit, terreni u bë shumë pengues në zhvillimin normal të ndeshjes. “Java e 12-të e Kategorisë së Parë besoj se ishte e vështirë për të gjitha skuadrat, vetëm nga kushtet atmosferike, sepse veç shiut, u përballuan edhe terrenet e vështira të baltosura. Po kështu edhe në ndeshjen mes nesh e Luftëtarit, ku kushtet e motit ndikuan shumë, sepse terreni i bë shumë i vështirë. Ishte një ndeshje në 99% nën kontrrolllin tonë, por nga mos përqëndrimi humbëm raste flagrante për shënim. Loja ishte e dominuar nga ne, ndërsa kundërshtari ia arritit qëllimit për barazim. Ne jemi ekip që luajmë poshtë, jo me topa të gjatë, por nuk bëhej fjalë për futboll normal”, kështu e nisi dje bisedën trajneri i Korabit, Alfred Deliallisi, i cili më pas, për gazetën “Telegraf” tregoi edhe për skuadrat që po bëjnë diferencën në këtë kampionat, si dhe skuadrat e tjera. “Skënderbeu e rriti diferencën e pikëve në javën e 12-të, dhe mendoj se është në një nivel më të mirë në raport me skuadrat e tjera. Korçarët aktualisht janë ekip elite, pasi kanë 70-80% ekipin e Superiuores. Ndërsa Korabi në këtë sezon po tregon ambiciet për të arritur synimet e veta, që për ne është e pranueshme të themi se, në fundin e dy fazave të para synojmë të renditemi në gjashtë skuadrat e kreut. Në 12 javët e luajtura në këtë sezon, mendoj se të gjitha skuadrat janë në pozicione të renditjes, për aq sa kanë shënuan në fushën e lojës”. Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet në fundjavë, më 28 dhe 29 nëntor, por trajneri Deliallisi kërkon përqëndrim vetëm tek skuadra e tij, Korabi, i cili në këtë javë do luajë transfertën e vështirë ndaj Besës. “Javë pas jave, kampionati vështirësohet, sepse rritet itensiteti i ndeshjeve dhe kurba fizike mbetet në kulmet e saj. Gjithsesi, në ndeshjen e javës së 13-të ne luajmë në transfertë ndaj Besës, e kemi vlerësuar si një ndeshje e rradhës me një ekip elite. Natyrisht që është e vështirë, por mbetet ndeshje e radhës për një rezultat pozitiv, ishte kjo biseda me trajnerin e Korabit të Peshkopisë, Alfred Deliallisi.

Vlerësime të larta për kuqezinjtë tanë në Europë

Katër lojtarë të Kombëtares sonë: Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Julian Shehu dhe Anis Mehmeti, këtë fundjavë kanë marrë vlerësime maksimale për paraqitjen me skuadrat e tyre jo vetëm që shënuan, pasi lista do të ishte edhe më e gjatë, por katër prej tyre u vlerësuan edhe në formacionin më të mirë të javës. Sipas “SofaScore”, me “dopjetën” e tij Hoxha u bë pjesë në formacionin më të vlerësuar në Kroaci. Me një notë të lartë u vlerësua Juljan Shehu, i cili u lëshoi një mesazh në distancë polakëve, rivalëve tanë në fazën gjysmëfinale të “Play-off”.

Ernest Muçi u vlerësua me notën më të lartë këtë fundjave, 9, po aq sa edhe ish sulmuesi i Real Madrid, Asensio. Me dygolëshin e tij ai i dha 3 pikët Trabzonspor, por siguroi edhe një vend në formacionin më të mirë në Turqi.

Merkato në sfond! Hoxha drejt Championship-it në Angli

Fillimjava erdhi me një lajm pozitiv për mesfushorin e Kombëtares sonë, Arbër Hoxha. Paraqitjet e tij të mira me Dinamo Zagreb, por edhe në Kombëtaren tonë, kanë sjellë interesim për sulmuesin kuqezi. Këtë fillimjavë mediat angleze raportojnë se Hoxha ka hyrë në radarin e dy klubeve të Championship-it, Shefield dhe Hull Siti. Sipas raportimeve, edhe pse Hoxha është nën kontratë me Dinamon e Zagrebit në Kroaci deri në vitin 2029, dhe kartoni i tij vlerësohet të jetë i arritshëm për klubet e interesuara. Hull Siti mund të përballet me vështirësi në garë për shkak të embargos së transferimeve, e cila i detyron të synojnë vetëm një marrëveshje huazimi. Shefield shihet si skuadra më e avantazhuar, pasi klubi po kërkon me ngulm përforcime për sulmin në merkaton e janarit.

Nisin llogaritë e javës, e 13-ta luhet në dy ditë

Këtë fundjavë, Kategoria e Parë do të luajë javës 13-të, më 28 dhe 29 nëntor. Të gjitha ndeshjet do të nisin nga ora 13:30, përjashtuar Skënderbeu-Lushnja që do të luhet ditën e premte në ora 15:30. Po në këtë ditë do të luhet edhe ndeshja Besa-Korabi, dy skuadra që kërkojnë daljen nga zona e ftohtë e renditjes. Ndeshja Pogradeci-Iliria mbetet kryesfida e javës dhe do të luhet të shtunën, ditë që do luhen të gjitha takimet e tjera, ku spikat sfida Kastrioti-Laçi.

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java e 12-të  

E premte, 28 nëntor 2025

Besa0Korabi                           13:30

Skënderbeu-Lushnja               15:30

E shtunë, 29 nëntor 2025

Pogradeci-Iliria                       13:30

Luftëtari-Apolonia                  13:30

Kukësi-Burrreli                       13:30

Kastrioti-Laçi                          13:30

RENDITJA    

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              12        31

2.Laçi                          12        22

3.Pogradeci                 12        21

4.Iliria                          12        17

5.Apolonia                  12        16

6.Kastrioti                   12        16

7.Burreli                      12        16

8.Korabi                      12        14

9.Lushnja                    12        12

10.Besa                       12        11

11.AF Luftëtari           12        10

12.Kukësi                    12        5

 

Nga njëra bankinë në tjetrën, Devolli “parkohet” te Luftëtari

Trajneri Bledar Devolli, të dielën ka dhënë dorëheqien nga bankina e Kukësit, pasi u afrua në muajin tetor me shpresën për të ndryshuar fatin e këtij sezoni. Rezultatet e dobëta dhe pamundësia për të ndryshuar i detyruan largimin, teksa Kukësi në 12 javë kampionat renditet në vendin e fundit në tabelë me 5 pikë. Por dje një tjetër bankinë u mësua se do të ulet ky trajner, ku mësohet se ai do rikthehet në vëndlindje për të drejtuar Luftëtarin e Gjirokastrës, pas largimit të Besmir Shabanit. Nga njëra bankinë në tjetrën, Bledar Devolli “parkohet” shpejt dhe largohet shpejt nga bankina!