Aksidenti tragjik/ Vdes ish futbollisti i Arsenalit dhe Real Madridit

422
Sigal

Ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare, ish sulmuesi i Seviljes, Arsenalit, Real Madridit dhe disa skuadrave tjera evropiane, Jose Antonio Reyes, pas një aksidenti me veturë.

Spanjolli 35-vjeçar, që luante për ekipin e Segunda Division Extremadura, vdiq nga nje  aksident të shtunën.

Ish-klubi Sevilla shkroi: “Nuk mund të konfirmonim lajme më të këqija, ylli i dashur Sevilla, José Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident”.

Reyes ishte lojtari më i ri në historinë e Seviljes që ka bërë debutimin e tij për klubin, duke bërë paraqitjen e tij të parë vetëm 16-vjeç.