Agron KAJA/ Si do të rilindë sporti nga Reforma Administrativo-Territoriale?

447
Sigal

OPINION/ Ndryshimet e reja administrative s’kanë thënë asgjë për vazhdimësinë sportive

Ndoshta komuniteti sportiv ndodhet në dilemë dhe mund të jetë i interesuar se, çfarë ndryshimi do të pësojnë sportet në vendin tonë pas Reformës së re Administrativo-Territoriale që është publikuar këto ditë nga qeveria shqiptare. Për këtë reformë madhore, natyrisht që efektet do të jenë pozitive, por kjo reformë nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa sportin brenda. Sepse deri më sot, në vendin tonë, pjesa më e madhe e skuadrave sportive janë nën “sqetullën”e bashkive të tyre respektive, ndërkohë që kjo reformë nëpërmjet ndarjes së re territoriale ende nuk i ka shprehur të qarta politikat e vazhdimësisë sportive me këto ndryshime. E me këtë rast, kriteret teknike të kësaj reforme duhet të kenë “mëshirë” për sportet, ata duhet ta bëjnë atë pjesë të këtyre ndryshimeve, pasi pa orientimin sportiv nuk mund të futesh realisht në korridoret e rilindjes. Sot, Shqipëria ka nevojë urgjente që të bashkohet për t’u riorganizuar administrativisht dhe ekonomikisht për të shfrytëzuar sa më mirë burimet natyrore dhe njerëzore që disponon, në funksion të rritjes së mirëqenies të shqiptarëve dhe pasurimit të kombit, por sporti nuk ceket fare dhe ky moment na detyroi të shkruajmë këto radhë në interes të tij. Se lind edhe pyetja se, sa i përgatitur do të jetë sporti të hyjë në këtë reformë? Patjetër që këtë përgjigje duhet që ta japin drejtuesit lokalë aktualë, pasi nëpërmjet tyre do të bëhet kalimi në zgjedhjet e ardhshme, por duhet thënë se ata, së bashku me hartuesit e kësaj reforme, kanë një përgjegjësi serioze sa i përket sportit, Se, nuk duhet të ndodhë si deri më tani në 22 vitet demokraci, ku skuadrat që mbahen nga bashkitë e komunat më shumë e kanë shkatërruar sportin se sa i kanë dhënë atij. Politikanët e kësaj periudhe e kanë përdorur sportin edhe si pedana për t’u zgjedhur në kolltuqe deputetësh apo kryebashkiakësh, e ndoshta nga kjo sferë duhet që ta ndajë reforma e re sportin në vendin tonë. Gjithsesi, pesë pyetjet e mëposhtme duhet që të “kruajnë”sado pak në mesin e letrave të shumta të reformës territoriale, vetëm për ta çuar sportin atje ku koha e ka kërkuar. Dhe këto pyetje janë si më poshtë, së bashku me parashtrimet e tyre. Së pari: Cilat do të jenë burimet njerëzore që do të realizojnë këtë Reformë Administrativo-territoriale në interes së sportit? Kjo ka shumë rëndësi, sepse nuk duhet të degjenerohemi si deri më tani me kryebashkiakët aktualë që në sportin lokal bëhen edhe si shefa klubesh futbolli, apo edhe si presidentë skuadrash me lekët e shtetit. Jo, këta janë zgjedhur për të drejtuar rajonin lokal, ndërkohë që profesionistët duhet të drejtojnë sportin. Kështu është kudo në Europë, atje ku duam të hyjmë që në qershorin e këtij viti. Por kujdes, së bashku me sportin. Së dyti: Si do të riorganizohen pas Reformës Administrativo-Territoriale skuadra futbolli, por edhe sporte të ndryshëm që kanë vartësi nga bashkitë e komunat aktuale, sidomos për anën financiare të tyre? Sepse kur themi që të ndahen sportet mes shtetit e privatit, prioritet duhet tu jepet këtyre të fundit me angazhimin maksimal të pushtetit lokal. Biznesi është një kalë që tërheq një karrocë të rëndë, por po nuk e ndihmoi shteti, ai do të bëjë ndalesa rrugës. Këtë detaj të rëndësishëm Reforma Administrativo- Territoriale duhet ta ketë prioritet nga më kryesorët. Së treti: Si do të funksionojë pronësia në terrenet sportive? Me Ligjin aktual të Sportit, terrenet sportive si stadiume, pallate sporti etj, janë pronë e bashkive dhe komunave respektive e deri më sot asnjëra nuk ka dhënë as edhe një kacidhe për mirëmbajtjen e tyre, ndërsa nuk bëhet fjalë për stadiume të reja të ngritura pas vitit 1992 nga bashkitë e komunat. Këtu duhet të ketë nevojë emergjente të ndryshojë Ligji aktual për Sportin, si p.sh, nëse një person juridik apo një shoqëri biznesi që e mbajnë sportin me financat e tyre, pse të mos ketë një ligj që për atë kohë që ata e bëjnë këtë punë, ta kenë 100% shfrytëzimin e mirëmbajtjen e terrenit sportiv. Kemi 22 vite ndryshim sistemi dhe deri tani janë bërë vetëm andrime në terrenet sportive, ndërsa vetëm këtë vit u bë e mundur që të rikonstruktohet stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan dhe më pas ndërtimit të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, çfarë do të sjellë reforma e re territoriale në infrastrukturën sportive lokale. Së katërti: Me ndarjen e re territoriale, ka menduar qeveria shqiptare një bashkëpunim me FSHF-në për një organizim të ri të kampionateve kombëtare të futbollit dhe atyre rajonale? Kjo duhet të ndodhë, sepse me kampionatet rajonalë të të gjitha moshave, shkojmë më të sigurt në përzgjedhjen e talenteve, shfrytëzohen më mirë terrenet sportive dhe sporti bëhet më efiçentë në rezultatet që do të arrijë. Aktualisht kampionate të të gjitha moshave ekzistojnë, por duke u ndarë Shqipëria në pesë rajone të rinj, ndoshta mbi bazën e tyre duhet që të luhen kampionatet e vogla, për tu bashkuar më pas në ata kombëtare. Dhe së pesti: Me këtë ndarje të re Administrativo-Territoriale, mos ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë një Ministri të Sportit? Kjo mund të ishte edhe pyetja e parë e këtij këndvështrimi, por gjithsesi, nëse “rilindja” ka për mision që të kapë të gjitha sferat e jetës në Shqipëri, sportin nuk duhet ta harrojë e ta fusë në xhepat e ministrive të tjera.

Somario

Nuk duhet të ndodhë si deri më tani në 22 vitet demokraci, ku skuadrat që mbahen nga bashkitë e komunat më shumë e kanë shkatërruar sportin se sa i kanë dhënë atij. Politikanët e kësaj periudhe e kanë përdorur sportin edhe si pedana për t’u zgjedhur në kolltuqe deputetësh apo kryebashkiakësh, e ndoshta nga kjo sferë duhet që ta ndajë reforma e re sportin në vendin tonë

Mungon dëshira e mirë midis dy federatave të futbollit për të realizuar një “ëndërr” të tillë

Një Komb, një Kombëtare dhe asnjë përpjekje

Nga Albano Kolonjari

Dëshira e tifozëve kuqezi, për të pasur një Kombëtare të përbashkët futbolli duket se do të ngelet në letër. Kjo sepse në radhë të parë mungon dëshira e mirë midis dy federatave të futbollit për të realizuar një “ëndërr” të tillë. Nga ana tjetër,  po ecet në rrugë të gabuar dhe të dyja Federatat po i tregojnë njëra-tjetrës “muskujt” për të treguar se kush ka pontencialin për të grumbulluar pranë vetes futbollistë cilësorë. Situata aktuale i ngjan shume mirë simbolit të Kombit tonë, shqiponjës me dy kokë, pasi aktualisht kemi një komb me dy përfaqësuese. Natyrisht që, në gjuhën e mirësjelljes Kosova u përshëndet për ndeshjen e parë miqësore me Haitin. Por, ajo çfarë ndodhi në stadiumin “Adem Jashari” ishte vërtet e turpshme. Kosova dhe kosovaret, të cilët pak javë më parë festuan ditën e tyre të Pavarësisë duke ngritur lart flamurin shqiptar çuditërisht në këtë ndeshje e kishte zhdukur simbolin tone kombëtar. Nuk ekziston asnjë mundësi logjike që, ata tetë apo dhjetë mijë tifozë të kenë qenë në një mendje dhe askush të mos sillte në stadium flamurin tonë kombëtar, ata u porositën të bënin një gjë të tillë për t’i hedhur hi syve FIFA-s dhe UEFA-s si për të thënë: “Shikoni, ne kemi lojtarët tanë dhe simbolet tona”. Unë nuk e besoj që, zyrtarët e FIFA-s dhe UEFA-s të jenë kaq naiv sa të pranojnë një gjë të tillë. Qofsha i gabuar, por Federata e Futbollit e Kosovës duhet të kuptojë se për të është shumë e vështirë për të luajtur zyrtarisht në Europë dhe Botë. Kosova mund të vazhdojë të luajë ndeshje miqësore edhe për shumë kohe, ndërsa për të garuar zyrtarisht duhet të jetë pjesë përbërëse e UEFA-s dhe FIFA-s, dhe të ketë një kampionat vendas që njihet nga UEFA. Për të provuar këtë, le të marrim tre shtete europiane Spanjën, Rumaninë dhe Rusinë të cilët nuk e kane njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës. Pyetja shtrohet: “A do të pranonin përfaqësueset e këtyre shteteve të luanin përballë përfaqësueses së Kosovës, shtet, i cili nuk njihet zyrtarisht nga shtetet të cilat ata përfaqësojnë”. Përgjigja është “JO”. Por, a ka mundësinë që Kosova dhe Shqipëria të kenë një Kombëtare të përbashkët, pavarësisht se janë dy shtete të ndryshme? E vështirë, por jo e pamundur. Mbi të gjitha duhet të ekzistojë vullneti i mirë jo vetëm i të  dy federatave por edhe shteteve. Në radhë të parë duhet një marrëveshje e përbashkët e te dy shteteve qe lejon te kemi një Kombëtare të përbashkët jo vetëm në futboll, por edhe në sportet e tjera. Kombëtarja duhet të ketë të paktën dy stadiume ndërkombëtare një në Tirane dhe një në Prishtinë. Duhet të kemi një kampionat të përbashkët futbolli dhe të dyja federatat duhen të shkrihen në një të përbashkët. Përpjekja e pak viteve më parë, për të pasur një kampionat të përbashkët dështoi se u kërkua në rrugë të gabuar dhe se në krye të institucioneve ishin zyrtarë të paaftë të cilëve më shumë u interesonin votat politike sesa sporti. Nga ana tjetër, presidentet e klubeve shqiptare xhepat e të cilëve janë të “limituara” e shikonin një ndeshje me një klub kosovar më shumë shpenzime duke pasur parasysh largësinë. Tashme që, drejtuesit e institucioneve kane ndryshuar, iniciativa për të pasur një kampionat të përbashkët mendoj se është e realizueshme. Në radhë të pare duhet që FSHF-ja dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve të ulen dhe t’i hapin rruge privatizimit të klubeve në Shqipëri në mënyrë që presidentët në Shqipëri të mos hedhin lekët në erë dhe që ata të kenë mundësinë të riciklojnë shpenzimet e tyre. Po kështu duhet të veprohet edhe në Kosovë. Nga ana tjetër, FSHF-ja duhet të kërkojë në rrugë ligjore pranë FIFA-s dhe UEFA-s që kampionati i përbashkët të njihet ligjërisht. Kjo nuk realizohet me takime zyrtare, pasi në këto takime hidhet vetëm ideja, por ne rruge ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të ligjit, të cilët do të paraqitin pranë FIFA-s dhe UEFA-s jo “dëshirën”, por dokumente zyrtare të nënshkruara nga të dyja shtetet që të cilët janë dakord që të kenë një kampionat të përbashkët, një Kombëtare të përbashkët, sepse jemi një Komb. Në të kundërt…