Agron Kaja: Pse me Çekinë duhet të “pushtojmë” Air Albania?

44

KËNDVËSHTRIM/ Disa arsye për ndeshjen vendimtare të Kombëtares që na “çimenton” kreun e grupit

Sigal

Agron Kaja

“Ky “pushtim” i stadiumit në ditën e ndeshjes me Çekinë, nuk mund të mendohet, nëse nuk kuptohet mes alternativave situata e kualifikimit të Shqipërisë”

Edhe pse na ndajnë 22 ditë deri në ndeshjen e radhës me Çekinë, ende atmosfera e fitores me Poloninë duket si e freskët. Ndoshta e diela e 10 shtatorit 2023 është fiksuar tashmë si pedana nga ku Shqipëria duhet të shohë “pa syze” drejt ndeshjeve finale të Evropianit “Gjermani 2024”. Tek ajo duhet të ekzistojë deri në mbylljen e ndeshjeve në Grupin E, ndaj dhe të gjithë shqiptarët kudo ku janë duhet të mendojnë se si duhet që ta “pushtojnë” stadiumin “Air Albania” në ditën e ndeshjes me Çekinë, më 12 tetor 2023 ora 20:45.

Por ky “pushtim” i stadiumit në ditën e ndeshjes me Çekinë nuk mund të mendohet, nëse nuk kuptohet mes alternativave situata e kualifikimit të Shqipërisë. Dhe cilat mund të renditen disa nga arsyet e këtij “pushtimi”?

Arsyeja e parë: Shqipëria renditet në vendin e parë me 10 pikë, dhe tri pikët na çojnë në Evropian si kryesuese të Grupit E. Fitorja me Çekinë e përforcon kreun e renditjes, sepse shkon në 13 pikë në transfertën me Moldavinë. Ndërsa Polonia fiton me Ishujt Faroe dhe shkon në vendin e dytë me 9 pikë, Moldavia këtë herë e ka pushim.

Arsyeja e dytë: Edhe nëse barazojmë me Çekinë, jemi përsëri në kreun e grupit me 11 pikë, dhe barazimi me pikë mes Polonisë e Çekisë, e bën edhe më të fortë luftën në 180 minutat e fundit. Së pari do të udhëtojmë në Moldavi dhe e presim Ishujt Faroe për t’i mbyllur këto eliminatore.

Arsyeja e tretë: Nëse ndodh që Shqipëria e humbet sfidën me Çekinë në Tiranë, kualifikimi vështirësohet, por nuk shuhet. Në këtë situatë, Çekia kryeson Grupin E me 11 pikë, Shqipëria 10 pikë, Polonia 9 pikë dhe Moldavia 8 pikë. Kjo ngjeshje i bën edhe më të forta dy sfidat e fundit në grup, ku Shqipëria shkon në Moldavi dhe pret Ishujt Faroe. Çekia pret Ishujt Faroe, por shkon në Poloni më 17 nëntor, nga ku shikon dritën e kualifikimit Shqipëria.

Ka edhe arsye të tjera, dhe kombinime duke iu referuar edhe kompanive të basteve, të cilat kanë versionet e tyre për të gjitha sfidat eliminatore në grupet e Europës. Prandaj në sfidën me Çekinë më 12 tetor 2023, të gjithë duhet ta “pushtojmë” stadiumin Air Albania, jo vetëm fizikisht. Sepse aty do të jenë vetëm 22 mijë vetë. Sy e veshë për çdo shqiptar në Shqipëri e diasporë duhet të jenë në 90 minutat e kësaj sfide, e cila kthehet në pedanë për kualifikimin në “Gjermani 2024”.

“EURO 2024”  / GRUPI E

BILANCI SHQIPËRISË

Nd 5, F 3, B 1, H 1, Golat 8-3

 

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       Pikë

1.Shqipëria                  5          10

2.Rep. Çeke                4          8

3.Moldavia                  5          8

4.Polonia                     5          6

5.Ishujt Faroe  5          1

BASTET, NDESHJET E TJERA

Shqipëri-Republika Çeke

1 = 2.10           X = 2. 0           2 =3.50

Moldavi-Shqipëri

1 =2.50            X = 3. 00         2 =2.50

Shqipëri-Ishujt Faroe

1 = 1.00           X = 6. 50         2 =11.50