Agolli: Ja çfarë më tha Panuçi për lënien jashtë Kombëtares, dua të fitoj një tjetër titull me Tiranën

376
Ansi Agolli, kapiteni i kombëtares shqiptare, në një intervistë për ‘zona gol’ ka treguar bisedën me Panuçin për zgjedhjen e tij për ta lënë jashtë grumbullimit 35-vjeçarin në sfidën miqësore që kuqezinjtë do të luajnë kundër Turqisë.
Agolli tregoi gjithashtu se ka edhe një dëshirë të cilën nuk e ka plotësuar në karrirën e tij, titullin kampion me ekipin e Tiranës.
Mos grumbullimi në miqësoren ndaj Turqisë
“Panuçi më telefonoi dhe më shprehu besimin e tij. Për të unë vazhdoj të jem pjesë shumë e rëndësishme e Kombëtares. Trajneri ka një projekt afatgjatë te Shqipëria dhe kërkon të provojë sa më shumë lojtarë kjo është arsyeja kryesore që unë nuk jam pjesë e këtij grumbullimi pasi bëhet fjalë thjeshtë për një ndeshje miqësore.
Tërheqja nga Kombëtarja?
“Këtë nuk mund ta them, në futboll nuk mund të bësh parashikime, nuk e di edhe për sa kohë do të luaj. Unë gjithsesi ndihem i kompletuar për ato çfarë kam arritur me Shqipërinë. Jam kapiteni i Kombëtares dhe kam luajtur në një kampionat europian, pasi për sa i përket me Shqipërinë kjo gjë është pamundur.”
Mbrojtësi po kalon një rini të dytë në Azerbajxhan me skuadrën e Karabakut dhe nuk fsheh dëshirën për të vazhduar edhe disa sezone atje. Agolli pak ditë më parë u përfshi në formacionin më të mirë të javës në Champios League.
“Deri tani kemi bërë paraqitje shumë të mira me skuadrën e Karabagut në Champions League, normalisht është një kënaqësi më vete të japësh më të mirën tënde, në mënyrë që ekipi të arrijë ato objektiva që ka. Sigurisht që u ndjeva mirë që e pashë veten në formacionin e javës në Champions.”
Një kalim i mundshëm te Skënderbeu
“Kam kontratë me Karabagun, ndihem mirë te klubi ku jam dhe dua të qëndroj sa më gjatë aty.”
Pengu në karrierë
“Nuk kam asnjë peng nga karriera ime e deritanishme. Për fat të mirë i kam arritur të gjitha ato që kam dashur dhe për të cilat kam luftuar, gjithmonë bëhet fjalë brenda mundësive.
Agolli feston Fanatic
Megjithatë kam edhe një dëshirë të fundit përpara se të var këpucët në gozhdë, të fitoj edhe një tjetër titull kampion me Tiranën, pasi ndjesitë dhe emocionet që kam përjetuar kur kam qenë pjesë e bardhebluve nuk do t’i harroj kurrë. Kam kaluar një periudhë të bukur te Tirana dhe kam ndjesi të veçanta për atë skuadër”.