Ka surpriza, zbulohet formacioni më i mirë i fazës së Grupeve në Euro 2020

161
Sigal

Është publikuar formacioni më i mirë i fazës së parë të Kampionatit Europian, fazes së Grupeve ku prej tyre dolën 16 skuadra.

Mes të përzgjedhurve ka emra shumë të rëndësishëm e gjithashtu edhe surpriza duke filluar që nga porta teksa skema e përzgjedhur është 4-3-3.

Surpriza e parë është portieri i Republikës Çeke, Tomas Vaclik i cili është i vetmi nga rivalët, (Hradecky, Gulacsi, Dubravka) që ka kaluar në fazën e 1/8. Gardiani çek ka impresionuar ndaj Skocisë duke u bërë heroi i ndeshjes por edhe në dy sfidat e tjera të Grupit bëri shumë mirë.

Denzel Dumfries, i përzgjedhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. Autor i dy golave deri tani me Holandën, duket se nuk ka rivalë në këtë kompeticion në rolin e tij.

Matthijs De Ligt, qendërmbrojtësi i Holandës. Edhe pse i kritikuar për ndeshjen e parë me Ukrainën, reagoi shumë mirë në dy të tjerat.

Andreas Christensen është qendërmbrojtësi tjetër i përzgjedhur në formacionin më të mirë. Paraqitjet e tij ndihmuan Danimarkën të ecte përpara në 1/8.

Leonardo Spinazzola në të majtë të mbrojtjes. Një tren i vërtetë që vetëm vrapon dhe ndihmon skuadrën e Italisë.

Manuel Locatelli, mesfushori i parë në skemën me 3 të tillë në formacionin më të mirë. Ka shënuar 2 gola dhe ka shkëlqyer në këto 3 ndeshje me të kaltërit.

Giorgino Wijnaldum është mesfushori tjetër. Lideri i Holandës dhe deri tani 3 gola të shënuar, si asnjë mesfushor tjetër.

Kevin De Bruyne, ylli i Belgjikës e humbi ndeshjen e parë ndërsa u bë shumë I rëndësishëm në dy sfidat e tjera që ekipi i tij i fitoi.

Kalojmë te sulmi dhe nuk mund të mos jenë 3 emrat që kanë shënuar më shumë në fazën e parë. Ronaldo nuk diskutohet ndërsa tjetri është Lukaku, bomber belg dhe i treti Patrik Schick, surpriza e deritanimshme e Çekisë dhe Euro 2020.