Agim Ibraimi i jep lamtumirën Shkëndijës së Tetovës, bomberi shqiptar në moshën 31- vjeçare kërkon tjetër aventurë

322
Sigal

Bomberi shqiptar i cili vesh fanellën e Maqedonisë së Veriut, Agim Ibraimi është larguar nga Shkëndija e Tetovës.

Ai u transferua në 2019 me bujë tek Shkëndija e Tetovës dhe në 40 ndeshje shënoi 11 gola dhe asistoi 16 herë.

Agim Ibraimi regjistroi 40 ndeshje në fanellën e Shkëndijës, duke shënuar 11 gola dhe 16 asiste. Mesfushori shqiptarë më parë ishte pjesë e skuadrave sllovene të Nafta-s, Olimpia-s, Maribori-t dhe Domzhale-s. Një kohë të shkurtër luajti për Astanën, ndërsa kishte një sezon të suksesshem te Kaljari në Seria A.

Tashmë në moshën 31- vjeçare ai kërkon një aventurë të re në një tjetër skuadër, me të gjitha gjasat jashtë Maqedonisë së Veriut pasi në kampionatin vendas ai përveç fanellës kuqezi të qytetin ku ka lindur nuk ka veshur asnjë tjetër.