Edmond Spaho: Me Ramën në pushtet, nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare të lira

569
Sigal

Deri më sot Gjykatën Kushtetuese e ka mbajtur peng Rama me veglën e tij në KLD-ë, Dvoranin, për të bërë të mundur kapjen e saj nëpërmjet emërimit në të, të “delfinëve” të tij. Më pas, ata do të mundësonin që Gjykata Kushtetuese të merrte vendime sipas oreksit politik të Ramës

Edmond Spaho, nënkrytari i PD-së

Jakup B. GJOÇA 

Edmond Spaho, nënkrytari i PD-së në intervistën për gazetën “Telegraf”, argumenton se BE-ja për çdo vit, shton kushtet e negociatave ndaj Shqipërisë, për shkak të keqqeverisjes së kryeministrit Rama, ndërkohë që demokracia në Shqipëri, po rrëzohet. Zoti Spaho pohon  se Rama, nëpërmjet Dvoranit u mundua të kapte edhe Gjykatën Kushtetuese. Zoti Spaho, pavarësisht dakordësisë së Mazhorancës dhe Opozitës së Bashkuar për marrëveshjen zgjedhore, pohon se nuk mund të ketë zgjedhje parlamentare të lira me Ramën në pushtet. Duke iu referuar reformimit të PD-së, zoti Spaho thotë se porta është e hpaur për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për rrëzimin e Ramës nga pushteti.

– Zoti Spaho, përse PE-ja i shtoi Shqipërisë 15 kushte për hapjen e negociatave të anëtarësimit? 

– Në vitin 2012 kishte vetëm tre ligje për t’u miratuar dhe hapur negociatat, por Rama e përdori politikisht me sebepin e marrjes së Qarkut të Fierit. Për fat të keq, pas ardhjes së Ramës në pushtet, për çdo vit shtohen kushtet, për shkak të përkeqësimit të gjendjes politike, ekonomike sociale dhe demokracisë. Nën qeverisjen e Ramës, kushtet u shtuan progresivisht dhe sot kemi 15 të tilla për të plotësuar, në mënyrë që të mbahen dy konferencat ndërqeveritare për hapjen e negociatave.  Nga 15 kushte, opozita ka detyrimin të kontribuojë në një prej tyre dhe që ka të bëjë me dakordësinë për rishikimin e kodit zgjedhor, kusht të cilin e kemi plotësuar. Kushtet e tjera, midis të cilave, plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, dënimi i vjedhësve të zgjedhjeve të vitit 2016 dhe 2017, dhënien e verdiktit nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet e vitit 2019,  varen nga vullneti politik i mazhorancës. Deri më sot, ajo nuk e ka bërë asnjë përpjekje për plotësimin e tyre, duke shtyrë hapjen e negociatave për kalendat greke. Është për të qeshur dhe për të qarë, por të premten u mbushën dy vjet nga dita kur Rama në mënyrë të paturpshme e gënjeu popullin shqiptar, duke i thënë që negociatat u hapën dhe festoi me shampanjë.

– Kush e mban peng Gjykatën Kushtetuese?

– Deri më sot Gjykatën Kushtetuese e ka mbajtur peng  Rama me veglën e tij në KLD-ë, Dvoranin, për të bërë të mundur kapjen e saj nëpërmjet emërimit në të të “delfinëve” të tij. Më pas, ata do të mundësonin që Gjykata Kushtetuese të merrte vendime sipas oreksit politik të Ramës. Komisioni i Venecias jua çorri maskën dhe skenari i tyre doli lakuriq para qytetarëve. Mbajtja peng e Gjykatës Kushtetuese ka patur dhe vazhdon të ketë një kosto të lartë për vendin, pasi për pothuaj tre vjet jemi pa Gjykatë dhe Rama ka kapur institucionet si diktator i vërtetë.

– Pse deri tani SPAK-u ende nuk ka asnjë dosje të zyrtarëve të korruptuar? A mund të jetë e vërtetë deklarata e kryeministrit Rama që korrupsioni në Shqipëri në rangjet e larta të pushtetit është vetëm tek gjyqtarët dhe prokurorët, prandaj u bë Reforma në Drejtësi?

– Kjo është pyetje për SPAK-un. Qytetarët shpresojnë që organet e reja të drejtësisë, përfshirë SPAK-un, të jenë në krye të misionit që kanë marrë përsipër. Përsa i takon korrupsionit në nivelet e larta, ai është ulur këmbëkryq, në rradhë të parë në qeverinë e Ramës. Koncensionet në shëndetësi, koncensionet në rrugët me kosto 20 milionë euro një kilometër, investimet për rilindjen urbane, tenderat me fonde publike me 99.99% të fondit limit, tenderat për prokurimin e paisjeve për shëndetësinë gjatë pandemisë, janë vetëm disa shembuj, ku organet e drejtësisë duhet të hetojnë dhe të venë fajtorët para përgjegjësisë.  Koncensionet në shëndetësi, koncensionet në rrugët me kosto 20 milionë euro një kilometër, investimet për rilindjen urbane, tenderat me fonde publike me 99.99% të fondit limit, tenderat për prokurimin e paisjeve për shëndetësinë gjatë pandemisë,  janë vetëm disa shembuj, ku organet e drejtësisë duhet të hetojnë dhe të venë fajtorët para përgjegjësisë

– Zoti Spaho, marrëveshja zgjedhore e arritur midis mazhorancës dhe Opozitës së Bashkuar a do të garantojë proces  Zgjedhor të lirë dhe mbrojtjen e votës nga manipulimi?

– Sikurse thashë më sipër, dakordësia për ndryshimet në kodin zgjedhor, në rradhë të parë synon plotësimin e kushtit të parë nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE-në. Rama është i tmerruar  nga rezultati i pritshëm i zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare dhe po përpiqet të bëjë çdo gjë për t’i kontrolluar ato. E filloi me komisionet zgjedhore, ku tentoi pa sukses të fusë militantët e tij partiakë. Tani po vazhdon me makinacionet për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, gjoja votimin e emigrantëve dhe manovra të tjera. Pavarësisht ndryshimeve në kod, opozita nuk ka as iluzionin më të vogël se me Ramën mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne po përgatitemi dhe do mundësojmë që të ruajmë me çdo mjet votën nga vjedhjet dhe manipulimet, si ato të vitit 2017. Rama për një gjë duhet të jetë i qartë, nuk ka forcë që të pengojë rotacionin politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe shporrjen një herë e mirë të këtij regjimi kriminal, që po shkatërron të ardhmen e vendit për interesat e tij dhe të një grushti oligarkësh.

– A do të pranojë Opozita e Bashkuar që të ndalohen nga Kodi Zgjedhor koalicionet parazgjedhore?

– Kodi zgjedhor dhe Kushtetuta nuk mund të ndryshohen pa konsensus të gjerë politik. Shembulli i Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, besoj është i mjaftueshëm për të kuptuar që manovrat për të ndryshuar Kushtetutën me shërbëtorët e tyre në parlament, nuk do kenë sukses. Kodi zgjedhor dhe Kushtetuta nuk mund të ndryshohen pa konsensus të gjerë politik. Shembulli i Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  besoj është i mjaftueshëm për të kuptuar që manovrat për të ndryshuar Kushtetutën me shërbëtorët e tyre në parlament, nuk do kenë sukses

– Kur kryetari i PD-së, zoti Basha, u bëri thirrje të larguarve nga PD-ja të rikthehen, dera e PD-së është e hapur edhe për Patozin, Topallin, Boden, Majlinda Bregun?

– Nuk do të merrem me asnjë emër të përveçëm. Thirrja gjithmonë ka qenë e sinqertë dhe e vërtetë për këdo që dëshiron të japë kontribut për rikthimin e PD-së në pushtet dhe për t’i dhënë vendit qeverisje legjitime dhe normale. Thirrja gjithmonë ka qenë e sinqertë dhe e vërtetë, për këdo që dëshiron të japë kontribut për rikthimin e PD-së në pushtet dhe për t’i dhënë vendit qeverisje legjitime dhe normale 

– Faleminderit!