Kam qene te pakten nja tre here ne Rumani gjithnje me futbollin …ne Bukuresht, Kluzh e Krajove….dhe te them te drejten per ate vend e per ate popull nuk ruaj aspak kujtime te mira , as respekt e as kurgje tjeter….per shume aresye …
Tek po shoh e po lexoj keto dy dite ”estraden” rumune pas turpit te madh e kopilit qe ju mbeti ne dere te premten e 15 nentorit 2024 kunder Kosoves ne Bukuresht ne nje ndeshje te vlefshme per Ligen e Kombeve…s’di pse mu kujtua nje histori tipike rumune ndodhur 38 vjet me pare …te cilen ma ka treguar nje nga futbollistet e famshem te SK Tiranes se viteve 80 …i mirenjohuri Sulejman Mema.
…Kishim ardhur ne Bukuresht per ndeshjen e kthimit me Dinamon vendase te vlefshme per Kupen e kupave sezoni 86/87…te cilen do ta luanim me 1 tetor 1986….nderkohe qe ndeshjen e pare ne Tirane ne 17 shtator te po ketij viti e kishim fituar ne 1-0…[ sikurse edhe ne Bukuresht fituam po ne 2-1 ]…
Nje nate para ndeshjes se bashku me nje shok te ekipit [ nuk e shoh te aresyeshme ta bej publik emrin e tij ]…dolem nga hotel Internacional ku ishim akomoduar …dhe po kerkonim te thyenim nga nje 50 dollarsh qe kishim mundur te merrnim me vehte …sic benin fshehurazi e zakonisht te gjithe sportistet shqiptare te asaj kohe kur dilnin jashte shtetit .
…Aty prane hotelit kishte persona vendas qe merreshin me kete lloj kambizmi edhe pse ai ishte aso kohe ilegal ne Rumani dhe denohej me ligj…
Folem me ta …rame dakord…nxorrem 50 tona …u a dhame …e ata nxorren nga canta e tyre dy tre shuka me kartemonedha rumune [ Lei ] te lidhura ne mes me llastik …
Sapo filluan te numerojne tufat …kur njeri prej tyre bertiti e i tha shokut te vet policia – policia …dhe ja futen vrapit e na i lane ne ne dore shukat e parave qe sapo kishim kembyer…
Ne u hutuam fare por edhe u trembem disi…aq me shume qe pame se aty prane vertet kaloi nje patrulle policie…nderkohe qe i futem parate poshte bluzave tona dhe e mbajtem vrapin ne dhomen tone te hotelit…
Kursin e kembimit e dinim ndaj dhe filluam te numerojme parate rumune…kur c’te shohim…na ra pika …e u beme mut fare…
C’ kishin bere kambistet rumune ….8-10 kartemonedhat e para si dhe po kaq nga fundi i sejciles tufe ishin vertet para sagllam e te verteta …me pas tufa ishte mbushur me faqe gazetash e revistash me ngjyra prere ne formatin e parave ne fjale e qe rumunet na i ngecen ne ne duar , ja futen vrapit e i iken e u zhduken…
E hengem keq e na i futen ”mjeshterisht” …me tregonte Sula …c’te benim…kujt ti thoshim e kujt ti ankoheshim…apo ta hanim edhe me keq po te merrej vesh nga keta tanet…
Ja keta jane egzaktesisht rumunet…dhe nje tjeter histori pothuajse e ngjashme me ka ndodhur edhe mua me keta fare rumunesh ne Krajove…
…E kujtova jo pa qellim kete histori te mesiperme …teksa po vazhdoj te shoh ”estraden” rumune qe kerkon ti ike fajit e pergjegjesise per skandalin e turpin e tyre te riperseritur ne ndeshjen ndaj Kosoves po ne Bukuresht…
Shtypi e krejt media e tv rumune pranojne qe ka patur kore raciste, fyerje, thirrje kunder Kosoves…Serbi – Serbi, Kosovo is Serbije…huliganizem, hedhje sendesh te forta ne fushe etj etj…po vete rumunet e policia e tyre shteterore pranojne publikisht se jane arrestuar deri tani 13 persona dhe 9 te tjereve u eshte ndaluar pergjithmone hyrja ne cdo stadium te Rumanise…dhe Federata rumune thote JO asgje s’ka ndodhur…e nxiton te falenderoje publikisht tifozet rumune per sjelljen e tyre te shkelqyer gjate ndeshjes…
Trajneri Lucesku vjell vrer kunder Kosoves e djemve te saj e pastaj thote se JO nuk e prisja qe tifozet tane ta fershellenin asisoj Himnin e miqve…
Edhe vete u pa ne ekranin e tv se si vrapoi si i cmendur per te qetesuar tifozerine e tij portieri Nita e me pas ne nje deklarate publike te tij thote pa pike fytyre e turpi…s’di gje une, s’pashe e s’degjova gje…asgje s’ka ngjare…etj etj
Ja pra keta jane rumunet…pa pike karakteri, pa personalitet, njerez pa dinjitet e te pa fytyre…mashtrues e genjeshtare te lindur e fare lehtesisht te manipulueshem …natyrisht e sigurisht jo te gjithe …e me kete postim nuk kam ndermend absolutisht as te fyeje e as te pergjithesoj e as te fajesoj as krejt kombin rumun e as krejt popullin rumun…ok…






















