….Sepse Gjyshja e tij Faikat Omari (Kokalari) ishte motra e Bahri Omarit (burri i motrës së Enver Hoxhës Fahrijes) të cilin diktatori e pushkatoi … Sepse i Ati i Bert Kokalarit …Xhelali e kishte Bahri Omarin armikun e Enverit e të Partisë së tij … – Dajë si dhe ishte kushëri i dytë i desidentes se njohur shqiptare Musine Kokalari të cilën diktatori e kalbi nëpër burgje e internime të rregjimit të tij barbar dhe e trajtoi poshtërsisht e egërsisht derisa mbylli sytë e harruar, e vetmuar dhe e përbuzur diku andej nga Rrësheni… Ndaj dhe për 33 vjet rresht që nga viti që lindi në 1958 e deri në 1991 kur ra e u përmbys ai sistem i urryer gjakatar e çnjerëzor Bert Kokalari i pafajshëm: një nga talentet e mëdha të futbollit shqiptar ishte i destinuar të vuante trillet inatçore të diktatorit e të diktaturës…egërsinë e tij të njohur paranojake e hakmarrjen kanibale ndaj kundërshtarëve të vet e në rastin konkret edhe ndaj fisit të njohur patriot, intelektual e nacionalist të Kokalarëve…. …Janë të njohura rastet e persekutimit nga ai rregjim që pësuan familje e sportistë të njohur si Mexhit Haxhiu, Paulin Ndoja, Bashkim Rudi, Skënder Halili, Durim Hatibi…etj etj…e mes tyre pa dyshim edhe njeri prej me të mirëve futbollistë që ka nxjerrë Berati e njeri prej talenteve të futbollit shqiptar siç ishte Robert Kokalari… I lindur në Gjirokastër në 14 dhjetor të 1958, në familjen e njohur të Kokalarëve një pjesë e së cilës në vitet e Mbretërisë jetonte në Tiranë: Në rrugën Budi… Gjyshi i tij ka qenë Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës në vitet 30, ndërsa Gjyshja e vet ishte e motra e të mirënjohurit Bahri Omari. Me ardhjen e komunistëve në pushtet për familjen e tij nisi kalvari i internimeve dhe i persekutimeve sa në Belsh të Elbasanit, në Saver të Lushnjes, Rroskovec të Fierit etj derisa në mes të viteve 50 ”u stabilizuan ” në Berat…Berti shtatlartë, djalë pasionant pas futbollit e plot ëndrra për të nesërmen e tij edhe pse e dinte se asgjë nuk do ta kishte të lehtë për shkak të persekucionit të vazhdueshëm të tij familjar afrohet që në edicionin 1970/71 tek shkolla e parë sportive në Berat dhe falë talentit të tij të spikatur 5 vjet më vonë e sheh veten në përbërje të ekipit të parë të Tomorrit ku trajnerët Saimir Dauti e Fatbardh Buzi e shohin atë si një talent të lindur e një futbollist me goxha të ardhme ndaj dhe i japin besimin e duhur…
Më pas edhe nën kujdesin e Guxim Muklit e të Andrea Xheblatit Bert Kokalari do të spikaste si një nga futbollistët më të mirë të historisë të qytetit të tij Beratit, por edhe si një nga qendër mbrojtësit më të mirë të futbollit shqiptar të viteve 80… Ishim në Berat dhe po ndiqnim ndeshjen Tomorri – 17 Nëntori i asaj kohe së bashku me trajnerin e mirënjohur kryeqytetas Enver Shehu e të madhin Ali Mema. Dëgjo Lio…s’kom çi boj biografisë së këtij se po të qe për mua unë këtë ,Bert Kokalarin, e futsha në formacion tek Tirona e se qitsha mo prej anej derisa t’i vinte koha me e lon futbollin. Kështu dëgjova me veshët e mija që E.Shehu ju drejtua A.Memes. Kohë më vonë e pata pyetur të ndjerin Ben Minga, që ka luajtur disa herë kundër Kokalarit si kundërshtar direkt i tij se ç’mendonte për qendërmbrojtësin e fortë e shtatlartë beratas. Në Berat nuk fitohet kollaj më qe përgjigjur Beni…kanë disa lojtarë të mirë…kanë një public, që i mbështet fort…kanë edhe nja 2-3 lojtarë mistreca e që të provokojnë gjatë gjithë lojës, por kanë edhe një Bert Kokalari, që do ta kishte zili çdo ekip i futbollit shqiptar. Dhe Bert Kokalari do të luajë për Tomorrin plot 15 vjet me atë brez të shkëlqyer futbollistësh të tij ku spikasnin super Kovaçi… Bakiri, Karkanjozi, Cilingiri, Kadena, Mile, Th.Arberi, Matrapazi etj. Plus një kuriozitet i rrallë e unikal ndoshta edhe në futbollin botëror që gjatë kësaj periudhe në futbollin beratas e tek Tomorri luajtën plot 5 çifte vëllezërish …Arberi, Kokalari, Cilingiri, Zinxhiria, e Karkanjozi ! …Edhe pse ishte biografia ajo që vite më parë teksa fitonte konkursin për të vazhduar studimet në ILKF e kur doli lista emri i tij mungonte e ishte fshirë…talenti i tij e paraqitjet e tija të shkëlqyera nga viti në vit do t’i detyronte specialistët e trajnerët tanë të ekipeve kombëtare ta tërrisnin e grumbullonin disa herë me ekipin Shpresa e Kombëtares A Bert Kokalarin. Por edhe pse i grumbulluar 10 herë në Kombëtare e madje atë 30 tetor të 1985 edhe në pankinë kundër Greqisë në Tiranë në atë barazim 1-1…trajneri i atëhershëm Agron Sulaj nuk guxon ta fusë as në formacion e as t’i japë qoftë edhe 1 minutë të vetme kënaqësinë e fanelës kuq e zi dhe, kjo ndodhte jo për faj të trajnerit Sula, por të atyre atje lart . E nisi me fanellën nr. 9…e vazhdoi me atë me nr. 5 dhe pastaj u dashurua dhe e mbylli karierën e tij futbollistike me nr. 3. Prej edicionit 1978/79 – 1994 për disa vite resht do të kishte në krahë edhe të vëllanë e tij Benin: një tjetër talent ky e futbollist i spikatur i Tomorrit të atyre viteve…që pati po të njejtin fat si të Bertit.
…Të paktën më vjen mirë që ndër vite fitova dashurinë e respektin e publikut futbolldashës shqiptarë e veçmas atij beratas,.- thotë sot 64 vjeçari Bert Kokalari, i cili prej 1994 jeton familjarisht në Xhenova të Italisë ose më saktë jeta e tij sërisht tepër aktive endet mes trekëndëshit Xhenova- Tiranë – Berat. Së fundmi djali i tij i vetëm Gabrieli e ka bërë edhe Gjysh dhe për këtë ai shprehet: “Jam vërtet i lumtur pasi kënaqësinë që ta jep familja s’ta jep kërkush tjetër në botë…aq më shumë kur mendoj se ç’hoqëm unë e familja jonë për dekada me radhë para viteve 90. Edhe nga ana e bashkëshortes së tij me mbiemër Numani një familje kjo e njohur bejlerësh berates, Bert Kokalarit nuk ju ndane asnjëherë persekutimet e atij rregjimi bastardësh që s’e kish fare për gjë ta poshtëronte e depersonalizonte njeriun… Kujtoj se si prej ”cenit në biografi” më larguan nga shkolla, nga puna e madje c’nuk bënë që të më largonin edhe nga sporti…e bile kur të tjerët bënin sikur shkonin në punë e pastaj merreshin edhe me sport. Unë realisht punoja e ashtu i lodhur e i përndjekur hap pas hapi prej biografisë nuk ju ndava kurrë pasionit tim të veçantë – futbollit. I vetmi që m’u gjend në atë kohë e me ndihmoi dhe sikur m’i amortizoi ca gjëra ishte Luan Omari…nipi i Diktatorit…djali i Bahri Omarit dhe i motrës së Enverit – Fahrijes…[ pasi Gjyshja ime i kishte nipër djemtë e tyre e babai im Xhelali e kishte Luanin djalë Daje ]: pasi atë dhe të vëllanë e tij Fatosin …diktatori nuk i ngacmoi, por përkundrazi i mbajti afër e ju dha edhe punëra e poste të mira për kohën dhe shyqyr zotit fale tyre ndaj meje personalisht hakmarrja biografike nuk shkoi deri në çmendurirat ekstreme të asaj kohe,të paktën më lanë në Berat e nuk më hoqën me as nga puna e as nga futbolli. Në 1991 sapo u rrëzua sistemi Berti si shumë shqiptarë të tjerë emigron në Greqi ku: edhe aty provon të vazhdojë të luajë futboll, por problemet fetare e rraciste e zhgënjejnë në kulm dhe largohet prej andej për t’ju bashkangjitur në 1994 të vëllait Benit, që jetonte në Itali. Teksa e pyes gjerë e gjatë edhe për jetën e tij e të familjes së tij në Berat, shoqëruar hap pas hapi me hijen e rëndë të biografisë së keqe e të persekucionit lugat…Berti me thotë: “Beratin e dua fort, sepse edhe ai më ka dashur po fort. Jam munduar t’i jap atij qyteti e atij populli më të mirën time të mundëshme, por kjo nuk më pengon ta them publikisht se në atë kohë në Berat kishte shumë njerez frikacakë, servila, të paaftë që i shërbenin me besnikëri e verbërisht rregjimit komunist e plot spiunë të neveritshëm. Ata zyrtarucët e sotëm të FSHF….e ata ”selektorët” e medaljeve, dekoratave e vlerësimeve të servirura Presidentit të Shqipërisë në mënyrë që Bert Kokalarit tashme prej vitesh pothuajse tërësisht të harruar kaq padrejtësisht e turpshëm t’i vihet në vend nderi, dinjiteti, mirënjohja e respekti sportiv e qytetar që i takon duke e vlerësuar realisht për atë ç’ka bëri e ç’ka dha për shumë vite me radhë në sportin e qytetarinë e qytetit të tij, por edhe të vendit të tij…























