Publikohet kalendari i sezonit të ri të Premier League, start ‘ferri’ për Liverpool, luan 2 derbi në 3 javët e para

332
Sigal

Premier League do të startojë më 12 shtator sezonin e ri 2020-2021 i cili sërish do të jetë në kushte pandemie. Java e parë nuk ofron surpriza teksa Liverpool debuton në ‘Anfield’ me ekipin e sapongjitur në elitë, Leeds United, kurse do të ketë edhe një derbi londinez Fulham- Arsenal.

Shorti më i vështirë ka rënë për Liverpool pasi në javën e 2-të dhe të 3-të do të ketë dy ndeshje të vështira. Fillimisht do të udhëtojë drejt ‘Stamford Bridge’ për t’u përballur me Chelsea-n e Lampard kurse pas 1 jave rikthehet për të luajtur me Arsenalin në shtëpi.

Në javën e 4-t do të ketë një ndeshje Manchester United kurse në javën e 5- të e ka radhën Manchester City përballë Arsenalit. Java e gjashtë do të dhurojë një klasike Manchester United- Chelsea kurse në javën e 8-të sërish Djajtë presin Arsenalin në ”Old Trafford”. Në javën e 9-të luhet Manchester City- Liverpool, kurse në të 10-tën Totenham- Manchester City.

Derbi i Manchester-it luhet më 12 dhjetor, kurse Chelsea- Arsenal për Krishtlindje. Kurse viti i ri 2021, do të fillojë më pas direkt me një supersfidë më 2 janar me Chelsea- Manchester City. Të paktën ky është kalenderi i planifikuar në rast se COVID-19 nuk prish sërish planet.