Adrian Rabiot kthehet nesër në Torino, asnjë problem me Juven

245
Sigal

Asnjë problem mes Juventusit dhe Adrian Rabiot. Mesfushori francez ka vendosur që të rikthehet në Itali, duke sfumuar thashethemet e fundit për një krisje të marrëdhënieve me klubin torinez.

Sipas kanalit RTL, mesfushori francez nuk ndihet fajtor për asgjë, teksa do të rikthehet nesër në Torino, pasi ndoqi programin e klubit për stërvitje në distancë.

Me pak fjalë, Rabiot është i qetë dhe së bashku me Higuain, shumë shpejt pritet që të vendosen në dispozicion të stafit teknik, edhe pse fillimisht duhet të qëndrojnë 14 ditë në shtëpi.